Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë për të paguar borxhet e saj prej miliarda dollarësh ndaj investitorëve ndërkombëtarë të mërkurën, duke e bërë të pashmangshëm mospagimin e borxheve për Moskën, për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik.
Departamenti i Thesarit tha në një njoftim se nuk planifikon të rinovojë licencën për të lejuar Rusinë të vazhdojë të paguajë borxhet e saj përmes bankave amerikane.
Që nga raundet e para të sanksioneve ndaj Moskës, Departamenti i Thesarit u ka dhënë bankave licenca për të përpunuar pagesat e obiligimeve financiare nga Rusia. Afati i këtyre licencave skadon në mesnatën e 25 majit.
Administrata e Presidentit Biden kishte dhënë sinjale se ishte e gatshme të mos e zgjaste afatin e lincencave që e lejonin Rusinë të paguante borxhet e saj përmes bankave amerikane. Në një konferencë shtypi në takimin e ministrave të financave të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara në Koenigsvinter të Gjermanisë, javën e kaluar, Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha se ekzistonte mundësia “për të lejuar një afat kohor për një tranzicion të rregullt në mënyrë që investitorët të ishin në gjendje t’i shisnin letrat me vlerë”.
“Kjo kishte një kohë e kufizuar”, tha zonja Yellen.
Pa licencën për të përdorur bankat amerikane për të paguar borxhet e saj, Rusia nuk do të ketë aftësinë për të shlyer borxhet e marra nga investitorët ndërkombëtarë. Kremlini ka përdorur bankat amerikane JPMorgan Chase dhe Citigroup për të paguar detyrimet finanaciare.
Jay Auslander, avokat i borxhit të bonove të thesarit, i cili në të kaluarën është angazhuar në zgjidhjen e krizave të tjera të borxhit, si ajo në Argjentinë, tha se në këtë pikë shumica e investitorëve institucionalë mund të kenë shitur borxhin rus, duke e ditur se ky afat po vinte. Ata që ende mbajnë bono thesari të Rusisë janë investitorë të dëshpëruar, ose të gatshëm të presin për ta zgjidhur këtë çështje në vitet e ardhshme.
“Shumica që donin të hiqnin dorë nga borxhi rus tashmë e kanë bërë këtë. I vetmi problem është gjetja e blerësve”, tha ai.
Kremlini duket se ka parashikuar gjasat që Shtetet e Bashkuara nuk do të lejonin Rusinë të vazhdonte të paguante detyrimet e saj financiare përmes bankave amerikane. Ministria ruse e Financave pagoi dy detyrime financiare të premten për të shmangur skadimin e mundshëm të licencës më 25 maj.
Pagesat e radhës që Rusia do të duhet të bëjë për borxhet e saj, duhet të realizohen më 23 qershor. Ashtu si borxhet e tjera ruse, detyrimet kanë një periudhë pagimi prej 30 ditësh. Kështu që, nëse Rusia nuk gjen një mënyrë tjetër për të paguar borxhet deri më 23 qershor, në fund të korrikut, ajo duhet të deklarojë se nuk mund të paguajë borxhin. Kjo do të mund të shmangej nëse deri në atë kohë Rusia i jep fund sulmit ndaj Ukrainës sepse shumica e sanksioneve perëndimore janë të lidhura me luftën në Ukrainë. Por, në këtë moment kjo duket e pamundur.
Rusia nuk ka dështuar me pagesat e borxheve të saj ndërkombëtare që nga Revolucioni i vitit 1917, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia nuk arriti të paguante borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990 gjatë krizës financiare aziatike, por ishte në gjendje të rimëkëmbej nga ai falimentim përmes ndihmës ndërkombëtare./voa
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Dokumentet e publikuara sekrete janë pjesë e rrjedhjes më të...
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë humbur j...
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrest...
Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për streh...
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta p...
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë botë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi të martën...
Presidenti amerikan Joe Biden i dha fund udhëtimit të tij 6-...
Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontraban...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rea...
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjer...
Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin usht...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar për rritj...
Greqia tha të hënën se ka parandaluar afër 600 migrantë që t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...