Papa Françesku emëron 21 kardinalë të rinj
Papa Françesku njoftoi ditën e sotme se do të emërojë ...

Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës edhe pas ndarjes në vitin 2019, tani thotë se ka shkëputur lidhjet me Rusinë. Në një deklaratë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës dënohet agresioni rus i nisur më 24 shkurt, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Patriarkut Kirill, kreut të kishës ruse.
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës pas një përçarjeje të vitit 2019, ka thënë se do të shkëpusë të gjitha lidhjet me kishën ruse, pas agresionit në Ukrainë. Shumë besimtarë e pranojnë këtë vendim, por të tjerë janë të shqetësuar rreth unitetit mes besimtarëve ortodoksë në Ukrainë.
“Për të qenë ortodoks, duhet vetëm të ndjekësh mësimet e kishës ortodokse. Sigurisht, jam pro kësaj ndarjeje. Krishti na mëson të jetojmë në dashuri dhe gëzim”, thotë Vitaliy, një besimtar ortodoks.
“Kjo ndarje nuk prek më tej kishat tona në Ukrainë. E kuptoj që është vërtetë e vështirë të marrësh vendimin e duhur”, thotë një tjetër besimtar.
“Unë mendoj se ky vendim është i duhuri. Duhet të jetë një kishë e bashkuar ukrainase”, thotë Valentyna, besimtare ortodokse.
Udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën lejoi Ukrainën të formojë një kishë të pavarur nga Moska në vitin 2019, duke u dhënë fund kështu lidhjeve fetare shekullore midis dy vendeve.
Megjithatë, shumë famulli, veçanërisht në lindje të Ukrainës, zgjodhën t’i qëndronin besnike Patriarkanës së Moskës.
Ndërkohë tani, pas një takimi të udhëheqjes së saj, kisha njoftoi se do të shpallte “pavarësinë e plotë” të saj nga Rusia.
Në një deklaratë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës dënohet agresioni rus i nisur më 24 shkurt.
Patriarku Kirill ka dhënë bekimin e tij të plotë për agresionin rus në Ukrainë, një pozicion që ka shkaktuar ndasi në Kishën Ortodokse dhe nxitur një rebelim të brendshëm që teologët dhe akademikët thonë se është i pashembullt.
“Kisha ukrainase po përpiqet të jetë realisht e pavarur. Po përpiqet të prishë çdo lidhje me ata që na kanë ardhur me armë, me raketa këtu te ne. Ne po shkëpusim lidhjet me vrasësit. Po shkëpusim lidhjet me patriarkanën e Moskës, e cila nuk i tha asnjë fjalë presidentit të Rusisë që të ndalë këtë luftë”, thotë Andriy Dudchenko, drejtues i kishës ortodokse të Ukrainës.
Sipas një studimi të vitit 2020 të qendrës “Razumkov” me bazë në Kiev, 34% e ukrainasve janë anëtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës, ndërsa 14% janë anëtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës në varësi të Moskës./ VOA
Papa Françesku njoftoi ditën e sotme se do të emërojë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se ki...
Moti i keq ka përfshirë sot Italinë duke shkaktuar pro...
Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse po përp...
Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
Presidenti ukrainas, Zelenski, e ka akuzuar Rusinë për...
Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtue...
Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtue...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kusht...
Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvillua...
Rusia me sukses ka testuar raketën lundruese hipersoni...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme për mbrojtjen e ...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende europiane i kanë rishik...
Piloti grek, Babis Anagnostopoulos që vrau gruan e ti...
Në fillim të sulmit, zyrtarët rusë thonin se qëllimi i...
Një ngjarje erëndë raportohet të ketë ndodhur sot në kufir...
Dorëheqja në fillim të kësaj jave e diplomatit veteran...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" (DB) dës...
Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga ...
Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që syno...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...