Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...

Autoritetet në SHBA po hetojnë motivet mbi ngjarjen ku një njeri i armatosur u përpoq të depërtonte në zyrën e FBI-së në Cincinnati dhe mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri – në një shpërthim dhune mes paralajmërimeve të FBI-së se agjentët federalë mund të përballeshin me sulme pas kontrollit në shtëpinë e Donald Trump.
Autoritetet federale po shqyrtojnë nëse personi i armatosur, 42-vjeçari Ricky Shiffer, kishte lidhje me grupe ekstremiste të ekstremit të djathtë si “Proud Boys”.
Shiffer besohet të ketë qenë në Uashington në ditët përpara të sulmeve të 6 janarit 2021 dhe mund të ketë qenë në Kongres atë ditë, sipas zyrtarit që po heton çështjen, i cili nuk u lejua të diskutonte hetimin publikisht dhe foli me kusht të anonimitetit.
Shiffer nuk u akuzua për asnjë krim në lidhje me sulmin e 6 janarit, tha zyrtari.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të kërcënimeve kundër agjentëve federalë pas kontrollit të FBI-së të hënën në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida. Mbështetësit e ish-presidentit janë shprehur kundër bastisjes, duke akuzuar FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për përdorimin e sistemit ligjor si armë politike.
Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, denoncoi kërcënimet e bëra kundër agjencisë që nga bastisja në rezidencën e Trump, duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.
Ai tha se zyrtarët kishin ndjekur një sërë postimesh shqetësuese në mediat sociale që kërcënonin të përdornin dhunë kundër agjentëve federalë.
Në ngjarjen e ndodhur në Cincinnati, zyrtarët thanë se Shiffer u përpoq të shkelte zonën e kontrollit të vizitorëve në zyrën e FBI-së të enjten dhe u largua kur agjentët u përballën me të. Ai u pikas më vonë nga një polic shtetëror dhe qëlloi me armë ndërsa oficeri e ndiqte, deklaroi togeri Nathan Dennis, një zëdhënës i Patrullës së Autostradës së Ohajos.
Shiffer përfundimisht doli nga makina e tij në një rrugë rurale dhe shkëmbeu zjarr me policinë dhe u plagos, tha Dennis. Autoritetet u përpoqën të negocionin me të, por ai u qëllua dhe u vra pasi qëlloi me armë drejt oficerëve.
Shiffer ishte një republikan i regjistruar që votoi në zgjedhjet paraprake të vitit 2020 nga Columbus, Ohio, dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2020-ës nga Tulsa, Oklahoma, sipas të dhënave publike.
Që nga kërkimi në Mar-a-Lago, përdoruesit e Gab, një faqe e mediave sociale e njohur për supremacistët e bardhë dhe antisemitët, kanë paralajmëruar se po përgatiten për revolucion të armatosur. Zyrtarët federalë kanë ndjekur gjithashtu kërcënimet e dhunës kundër agjentëve federalë në Gab dhe faqe të tjera./ REL
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të pre...
Një krim i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi bëri të d...
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka paditur pa...
Ministria e mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur të pre...
Një person i dyshuar për një sulm vdekjeprurës të viti...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten deklaroi zyrta...
Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në r...
Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ru...
Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale...
Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, n...
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare...
Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti prit...
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...