Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të premten se "çështja e armëve bërthamore është një mashtrim", duke iu përgjigjur një raporti të publikuar nga Washington Post ku thuhej se agjentët e FBI-së kërkuan për dokumente bërthamore gjatë një kontrolli të bërë në shtëpinë e tij në Florida në fillim të kësaj jave.
Ish-presidenti e krahasoi lajmin e bërë publik nga Washington Post me polemikat që përfshijnë Rusinë, dy mocionet për shkarkimin e tij dhe hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.
"Janë të përfshirë të njëjtët njerëz të këqij," tha Trump, i cili nuk ofroi asnjë provë për të vërtetuar pretendimin e tij se provat mund të ishin vendosur ose fabrikuar. Nuk ishte e qartë nëse dokumentet në lidhje me armët bërthamore u gjetën në fillim të kësaj jave në resortin Mar-a-Lago të Trumpit. Raporti i Washington Post nuk mund të konfirmohej ose të vërtetohej menjëherë.
Gjatë 11 gushtit, Departamenti i Drejtësisë tha se ka bërë kërkesë për publikimin e dokumenteve, që zakonisht mbesin konfidenciale kur një hetim është në zhvillim e sipër. Por, departamenti tha se publiku duhet të dijë pse FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit të hënën, më 8 gusht.
“Interesi i publikut është i madh për të kuptuar atë që ndodhi”, thuhej në mocionin e paraqitur në gjykatën federale në Florida.
Kërkesa që Departamenti i Drejtësisë bëri të enjten është e pazakontë sepse dokumente të tilla zakonisht mbahen konfidenciale ndërsa vazhdon hetimi. Por mesa duket Departamenti kishte arritur në përfundimin se heshtja e tij, që kur u bë kontrolli, kishte krijuar një hapësirë për retorikë të ashpër nga zoti Trump dhe aleatët e tij dhe se publiku kishte të drejtën të njihej me versionin e FBI-së për arsyet që sollën kontrollin në shtëpinë e ish-presidentit të hënën. Trump tha se nuk e kundërshtoi lëshimin e urdhrit.
Duke folur në një konferencë për media më 11 gusht, prokurori i Përgjithshëm, Merrick Graland, mbrojti agjentët e FBI-ë dhe zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë.
“Nuk do të rri i heshtur kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht”, tha ai për gazetarët.
Mandat kërkimi ishte pjesë e një hetimi nëse Trumpi hoqi në mënyrë të paligjshme të dhënat nga Shtëpia e Bardhë kur u largua nga detyra në janar 2021.
Departamenti i Drejtësisë beson se disa nga ato dokumente janë të klasifikuara. Trump dhe avokatët e tij bashkëpunuan me kontrollin e 8 gushtit, ashtu si me një kontroll të ngjashëm të pronës në Florida në fillim të këtij viti.
Mediumet amerikane Wall Street Journal dhe Newsweek raportuan këtë javë se një informator kishte informuar FBI-në për mundësinë e dokumenteve të klasifikuara në posedim të Trump.
Ndërsa vetë bastisja është e paprecedentë në historinë e SHBA-së – asnjë ish-president i SHBA-së nuk ka qenë ndonjëherë objektiv i një urdhër kërkimi federal – vendimi i prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Graland për të konfirmuar publikisht kërkimin ishte gjithashtu shumë i pazakontë.
Urdhri mund të bëhet publik më vonë gjatë ditës më 12 gusht./ REL
Një krim i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi bëri të d...
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder ka paditur pa...
Ministria e mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur të pre...
Një person i dyshuar për një sulm vdekjeprurës të viti...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten deklaroi zyrta...
Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në r...
Shpërthimet që ndodhën gjatë kësaj jave në bazën ajrore ru...
Departamenti i Drejtësisë po i kërkon një gjykate federale...
Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, n...
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare...
Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti prit...
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...