Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Miku im rus Artjom e pëlqen Finlandën: liqene të bukura, njerëz miqësorë, ajër të pastër. Ai e njeh vendin sepse ka qenë shpesh atje. Artjom jeton në Shën Petersburg dhe përdor sistemin e thjeshtuar të vizave të konsullatës finlandeze në qytetin e tij, i cili ekziston prej vitesh. Edhe tani, pasi të paktën rruga ajrore direkte për në Evropë është mbyllur për rusët.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qielli evropian është mbyllur për avionët rusë dhe anasjelltas, avionët e BE-së nuk lejohen më të fluturojnë drejt Rusisë.
Kjo është arsyeja pse Artyom shkon me makinë në Helsinki dhe kthehet. Çdo dy-tre javë ai kalon gati 400 kilometra. Rruga me një drejtim zgjat rreth pesë orë. Edhe më shpejt është nëse ai shkon me makinë në Lappeenranta, qyteti tjetër më i madh finlandez pranë kufirit rus.

Nuk ka pushime në Evropë për rusët
Por ndryshe nga i njohuri im Artyom, mijëra turistë të tjerë rusë kur dalin nga vendin nuk kthehen më në Rusi. Të paktën jo menjëherë. Shumë prej tyre udhëtojnë drejt aeroportit Helsinki-Vantaa nga kufiri rus për të fluturuar në vende të tjera perëndimore. Rusët kanë aplikuar për afro 60.000 viza finlandeze prej fillimit të vitit, njoftojnë mediat finlandeze. Shumica e aplikantëve për vizë Shengen erdhën nga Shën Petersburg. Pikërisht kjo portë për në Evropë po shqetëson tani shumë evropianë. Ndërsa Moska po bombardon qytetet e Ukrainës, qytetarët rusë nuk mund të shijojnë pushimet verore në Perëndim, argumentohet.
Shtetet baltike nuk janë më një destinacion i preferuar i rusëve prej muajsh. Estonia, Lituania dhe Letonia nuk u japin më viza turistike shtetasve rusë. Letonia shkon edhe më tej dhe së fundmi lejon hyrjen në vend vetëm në rast të vdekjeje të një të afërmi të ndonjë personi.
Krerët e qeverive të Finlandës dhe Estonisë së fundmi u bënë thirrje vendeve të tjera evropiane që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për rusët. Në Finlandë, 58 përqind e popullsisë nuk duan më viza turistike për rusët - sipas një sondazhi nga stacioni televiziv publik Yle.

Diskutohet ndalimi i vizave në mbarë BE-në për rusët
Në fund të gushtit do të trajtohet çështja e vizave Shengen për rusët në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë. BE-ja ka 27 shtete anëtare, jo të gjitha i përkasin zonës Shengen. Katër vende - Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni - japin viza Shengen ndonëse nuk janë në BE.
Dmitri Lanko nga katedra për Kërkime Evropiane në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut nuk sheh as më shumë e as më pak se "nacionalizmin e përditshëm" në diskutimin aktual. Në një intervistë për DW ai kritikoi "përpjekjen për të ndëshkuar të gjithë rusët". Kategoria "Rusët" përfshin jo vetëm rusët etnikë, argumenton ai, por edhe "tatarët, çeçenët dhe përfaqësuesit e të gjithë popujve të Federatës Ruse pa përjashtim, përfshirë ukrainasit që jetojnë në Rusi".
Kryeministri estonez Kaja Kalas i hodhi benzinë ??zjarrit kur shkroi në Twitter: "Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore". Fjalët e tij janë pritur me një pakënaqësi të madhe në Rusi. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti citatin "të pakuptimtë" që vjen nga "fantazitë estoneze". Zakharova e përqeshi atë në Telegram: "Privilegji i vërtetë është të kesh fatin të shohësh Rusinë në të gjithë diversitetin dhe madhështinë e saj".
Mos luftoni turistët "për shkak të gjeopolitikës”
Për Alexander Gorokhov të Unionit të Organizatave Turistike Ruse "Sonato", ky shkëmbim goditjesh është një "shpërthim emocional". Ai pohon për DW, se turistët rusë sjellin para, edhe nëse bëhet fjalë për turizëm tranzit. "Për mendimin tim, këto vende duhet të luftojnë për ta kthyer këtë fluks turistësh tranzit në një fluks të vërtetë turistik me qëndrime brenda natës etj.”, sugjeron Gorokhov. Ai kërkon zgjidhje pragmatike: nuk duhet luftuar turistët "për shkak të gjeopolitikës”.
As i njohuri im Artjom nga Shën Petërburgu nuk dëshiron të "kapet në dhëmbëzat e gjeopolitikës", aq më tepër kur as ai dhe as miqtë e tij nuk kanë votuar ndonjëherë për Vladimir Putinin. Megjithatë, ai e kupton një ndalim të mundshëm të vizave. Artjom po planifikon një udhëtim të ri të shkurtër në fundjavë në Lappeenranta për aq kohë sa të jetë e mundur./DW
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare...
Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti prit...
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...