Përpjekje për rimëkëmbje në Gaza pas sulmit izraelit
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...

Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanford” të Kalifornisë zbuluan se mund të ndihmonin atdheun e tyre duke ofruar këshilla mjekësore dhe psikologjike për banorët e prekur nga lufta. Më shumë se 75 mjekë specialistë i janë bashkuar organizatës “TeleHelp Ukraine” për t’iu ardhur në ndihmë përmes internetit banorëve të Ukrainës dhe atyre që tashmë janë zhvendosur në Poloni. Le të ndjekim materialin e korrespodentes së "Zërit të Amerikës", Khrystyna Shevchenko.
Florence Thiry, mjeke në profesion, jeton dhe punon në Palo Alto të Kalifornisë. Javët e fundit, ajo ka ofruar konsultime mjekësore falas në internet për ukrainasit që kanë qenë ose janë pranë vijës së parë të luftës së nisur nga Rusia.
“Unë flas me fëmijë, por edhe me të moshuar dhe të rritur apo edhe me studentë. Kryesisht ata më pyesin: ‘Çfarë mund të bëj nëse nuk kam mjekim?’ Është një problem shumë i madh, ata nuk mund të gjejnë medikamentet që përdornin më parë, kështu që unë përpiqem t’i ndihmoj ata të trajtojnë problemin e tyre pa mjekim”, thotë ajo.
Zonja Thiry merr pjesë në projektin “TeleHelp Ukraine” organizuar nga studentë dhe profesorë ukrainas në Universitetin “Stanford”. Nëpërmjet këtij programi, mjekët në SHBA ofrojnë konsultime mjekësore falas në internet për banorët e Ukrainës si dhe për ata që janë zhvendosur në Poloni.
Solomiia Savchuk, e cila është studente në universitetin “Stanford” drejton këtë projekt.
“Ka shumë mjekë amerikanë, me shumë përvojë, të cilët nuk mund të fluturojnë në Poloni apo Ukrainë dhe të ndihmojnë. Por ajo që ata bëjnë, është se për disa orë në javë në mënyrë vullnetare japin konsultime falas online ose mbështetje psikologjike për ukrainasit që nuk mund të kontaktojnë me mjekët e tyre të zakonshëm në Ukrainë, sepse mjekët vendas janë shumë të zënë me luftën”, tregon Solomiia Savchuk për Zërin e Amerikës.
Organizata “TeleHelp Ukraine” punon me një gamë të gjerë mjekësh: nga mjekë të përgjithshëm, kardiologë, neurologë, dermatologë deri mjekët psikiatër. Kjo organizatë synon të ndihmojë njerëzit që janë pranë zonave të luftës dhe që nuk kanë mundësi të shkojnë në spitale apo të flasin me një mjek.
“Nëse një person ka një sëmundje kronike ose nuk ka mjekim dhe duhet të fillojë të marrë një mjekim të ri, ose ndoshta ka nevojë për një konsultë mjekësore, ndoshta fëmija i tyre është sëmurë, atëherë ata na kontaktojnë neve”, tregon Solomiia Savchuk, drejtuese e organizatës “TeleHelp Ukraine”.
Shumë ukrainas kanë nevojë për mbështetje psikologjike. "TeleHelp Ukraine" ka mbi 20 psikologë vullnetarë. Ata thonë se të rinjtë veçanërisht kanë nevojë për mbështetje dhe për të ditur se mund të rindërtojnë jetën dhe vendin e tyre.
“Kanë shumë depresion, ankth... Shumë prej tyre ndihen në faj sepse duan të ndihmojnë dhe mendojnë se nuk po bëjnë sa duhet për të ndihmuar. Unë mendoj se lufta ka përkeqësuar shumë probleme që njerëzit kishin përpara”, thotë psikologia Anaid Atasuntseva.
Mbi 75 mjekë marrin pjesë në projekt, me ndihmën e përkthyesve të certifikuar./ VOA
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmim...
Një diplomat nga Arabia Saudite ka humbur jetën papritur t...
Autoritetet greke kanë bërë me dije se kanë nisur një ...
Kina sërish ka përsëritur kërcënimin e saj për përdorimin ...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se do të japin 89 m...
Shpërthime të forta në një bazë ajrore ruse në gadishullin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...