Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti pritet të jetë mjaft sfidues për shkak të krizës energjetike botërore, pamundësisë që vendi të përmbushë nevojat e tij me prodhimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe çmimeve të larta të importeve. Qeveria ka miratuar masa emergjente që përfshijnë edhe kursimin e energjisë elektrike, pjesa më e madhe e së cilës gjatë dimrit shpenzohet për ngrohje.
Kosova po bëhet gati për një dimër sfidues për shkak të krizës energjetike në botë dhe rritjes së çmimit të importeve që janë të domosdoshme meqë vendi nuk i përballon dot nevojat me prodhimin e brendshëm.
Zëdhënësi i Kompanisë për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë, Viktor Buzhala, në një bisedë me "Zërin e Amerikës" tha se aktualisht çmimi mesatar i energjisë është 500 euro për një megavat, një çmim pesë herë më i lartë se vitin e kaluar.
“Tani çmimet janë në qiell dhe është shumë e vështirë edhe të sigurohet energjia elektrike edhe me këto çmime. Ne kemi konkurruar disa herë në berzat ndërkombëtare dhe vazhdimisht kemi një ofertë apo nuk kemi ofertë fare, që do të thotë energjia elektrike në Europë është bërë mall i rrallë. Kur e përfshijmë këtu edhe çmimin i cili gjatë mesit të muajit korrik shënoi rekord, edhepse jemi në stinën e verës ku çmimet janë zakonisht më të ulta, atëherë këta janë indikatorë se na pret një dimër mjaft i vështirë”, tha ai.
Zoti Buzhala tha se gjatë dimrit mbi 70 për qind e energjisë elektrike shpenzohet për ngrohje.
“Ndryshimit duhet të fillojë qysh tash, qytetarët duhet t’i përgatisin kaldajat apo sistemet e tyre të ngrohjes për forma alternative, si lëndët djegëse dhe format tjera në mënyrë që të lehtësohet sistemi. Ndryshe, do të jetë shumë e vështirë, pasi që kjo krizë në të cilën vetëm jemi tash, gjithmonë do të vijë duke u thelluar me rritjen e kërkesës, rritjen eventuale të çmimeve, pra ndryshimin e parametrave për të keq”, tha ai.
Qytetarët me të cilët bisedoi "Zëri i Amerikës" thonë se janë të ndërgjegjshëm për krizën me energjinë...
“Unë ngrohem me ngrohje qendrore me rrymë, mirëpo tash duhet të mendoj të ndryshoj diçka ngase rryma është shtrenjtë shumë, unë si pensioner nuk mund ta përballoj. E kam mundësinë edhe me pelet (copëza druri të ngjeshura) por edhe çmimi i tij ka shkuar shumë lart, ka qenë 200 euro toni, tash është 400. Me të vërtetë kemi telashe, është shumë vështirë sepse unë ta zëmë me 200 euro nuk kam mundësi të paguaj rrymën për t’u ngrohur”, thotë Lutfi Breznica, banor i Prishtinës.
“Tash njerëzit janë përgatitur më shumë, e dinë se si ka qenë dimri i kaluar e tash kanë më shumë kujdes në harxhime. Sidomos ngrohja me rrymë ka më shumë harxhime, por kanë filluar të gjithë të tërhiqen prej ngrohjes me rrymë e të kalojnë në mundësi të tjera me dru e tjera”, thotë Latif Shabani, një tjetër banor i Prishtinës.
Në fillim të maujit qeveria e Kosovës, miratoi disa masa emergjente për shpenzimin e energjisë, që përfshijnë “ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa për kursimin e energjisë elektrike nga të gjitha institucionet”.
Ekspertë të sistemit energjetik thonë se këto masa janë të dobishme, por të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar.
Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), i tha "Zërit të Amerikës" se duhet të punohet me ritëm shumë më të shtuar për të zbutur ndikimin e krizës energjetike.
“Ne mendojmë që qeveria duhet të punojë në njërën anë në kontrollimin e konsumit të energjisë përmes masave të efektshmërisë, rritjes së buxhetit për fondin e rritjes së efektshmërisë dhe zgjerimin e aktiviteteve të investimeve në ndryshim të kaldajave, projekte të izolimit të shtëpive dhe projekte të tjera të efektshmërisë. Në anën tjetër konsiderojmë që qytetarët duhet të ndihmohen qoftë përmes subvencionimit të peletit (copëzave të drurit të ngjeshur), subvencionmit të drurit apo edhe organizimit të prerjeve të ligjshme të drurit, në mënyrë që të mos ketë nevojë për konsum të energjisë për ngrohje gjatë muajve të dimrit”, thotë ai.
Përndryshe, thotë zoti Abazi, hapat më afatgjatë duhet ta çojnë Kosovën drejt kalimit në energji të ripërtërishme.
“Pra duhet të na çojnë drejt transformimit të sistemit tonë energjetik nga një sistem që varet nga burimet fosile të qymyrit në një sistem që bazohet në burime të ripërtërishme të energjisë, në energji të efektshme, në liberalizimin dhe modernizimin e tregut dhe rrjetit tonë qoftë të transmisionit, qoftë të shpërndarjes sepse vetëm kështu mund të projektojmë një të ardhme të sigurtë të tregut të energjisë. Vetëm kur të mos varemi nga vetëm një qytet, siç është Obiliqi, për prodhim të energjisë, ne mund të flasim për siguri energjetike. Prodhimin duhet ta kemi të shumëfishuar e të decentralizuar gjithandej Kosovës, ndërsa konsumin sa më të paktë përmes rritje së efektshmërisë së sistemit të furnizimit me energji, investimeve në fuqizim të rrjetit, reduktim të humbjeve dhe tregtim sa më efikas të energjisë”, thotë ai.
Zoti Abazi thotë se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për fondin më të madh që ka marrë vendi deri sot për sektorin energjetik, është thelbësore për arritjen e sigurisë dhe pavarësisë energjetike të vendit në të ardhmen.
Aktualisht në Kosovë 95 për qind e energjisë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra dhe vetëm pesë për qind nga burimet e ripërtërishme si dielli, era apo uji./ VOA
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Një tjetër video e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...