Në Berlin kanë nisur zgjedhjet e reja për Dhomën e Deputetëve
Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë...

Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Kanada të shtunën, goditja e dytë e tillë në dy ditët e fundit, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit që tërhoqi vëmendjen globale. Ende nuk dihet origjina dhe qëllimi i objektit, por ministrja kanadeze e Mbrojtjes tha se hollësitë do të mësohen pasi objekti të rikuperohet dhe analizohet.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau urdhëroi rrëzimin e objektit të paidentifikuar që po fluturonte në hapësirën mbi pjesën veriperëndimore të vendit në orët e para të së shtunës.
Në një postim në "Twitter", ai tha se operacioni u krye nën Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, një organizatë e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Ai shtoi se një avion luftarak amerikan F-22 goditi me sukses objektin.
Ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand tha në një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës se objekti ishte në formë cilindrike dhe më i vogël se balona kineze që u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara para një jave.

“Objekti që po fluturonte në një lartësi prej rreth 12 mijë metrash kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në hapësirën ajrore kanadeze dhe përbënte kërcënim për sigurinë e aviacionit civil. Objekti u rrëzua rreth 160 kilometra larg kufirit mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, mbi territorin kanadez në pjesën qëndrore të Jukonit”, tha ajo.
Zonja Anand nuk komentoi mbi origjinën e objektit, ndërsa tha se forcat kanadeze do ta rikuperojnë dhe analizojnë atë.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti amerikan Joe Biden ra darkord në një telefonatë me Kryeministrin kanadez Trudeau për të vazhduar koordinimin e ngushtë me qëllim të mbrojtjes së hapësirës ajrore të të dyja vendeve.
"Dy udhëheqësit diskutuan për rëndësinë e rikuperimit të objektit për të mësuar më shumë detaje mbi synimin ose origjinën e tij", tha Shtëpia e Bardhë.
Ky është objekti i dytë ajror i paidentifikuar që rrëzohet në atë zonë brenda dy ditësh.
Presidenti Biden urdhëroi rrëzimin e një objekti tjetër fluturues që kishte madhësinë e një makine të vogël, në brigjet veriore të Alaskës, pranë kufirit me Kanadanë të premten.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se shumë hollësi janë të paqarta, por se Shtetet e Bashkaura pritet të mësojnë më shumë pasi të analizohet objekti.
‘Po e quajmë objekt sepse ky është përshkrimi më i mirë që kemi tani. Nuk e dimë se kush e zotëron atë, nëse është nën pronësi të ndonjë shteti, korporate apo kompanie private. Thjesht nuk e dimë. Nuk e kuptojmë qëllimin e plotë të tij”, tha zoti Kirby.
Ai tha se sipas vlerësimeve të para objekti nuk kishte asnjë njeri në bord.
Këto dy incidente vijnë mes tensioneve në rritje mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, një javë pasi një avion luftarak amerikan rrëzoi një balonë kineze e dyshuar për spiunazh në brigjet e Karolinës së Jugut.
Kina ka mohuar akuzat për spiunazh duke thënë se balona përdorej për kërkime meteorologjike.
Pentagoni ka njoftuar se një pjesë e konsiderueshme e balonës është rikuperuar dhe se zyrtarët amerikanë së shpejti do të kenë më shumë informacione mbi aftësitë për spiunazh të balonës kineze.
Disa ligjvënës amerikanë kritikuan zotin Biden se nuk e rrëzoi më shpejt balonën kineze. Ushtria amerikane kishte sugjeruar që të pritej derisa balona të ishte mbi oqean nga frika e pasojave nga rënia e saj.
Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe bëri që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin./ VOA
Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shka...
Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shp...
Dokumentari i regjisorit Sean Penn për portretin e preside...
Pas tërmeteve katastrofike, që kanë shkaktuar mbi 25 mijë ...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën p...
Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaj...
Me vajzën e tij të vogël pranë në dy ngjarjet ushtarake kë...
Turqia dhe Siria nuk po gjejnë dot paqe nga lëkundjet ...
Gjatë fjalimit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vi...
Ende ka shpresë për qytetarë të gjallë nën rrënojat që la pa...
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duh...
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një raketë që u lëshua...
Mediat amerikane njoftuan të premten se avokatët e ish-Pre...
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufit...
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilë...
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...