Moldavi: Ndryshimi i qeverisë nën sfondin e kërcënimit në rritje nga Rusia
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilë...

14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufitare Bab al-Hawa midis Turqisë dhe Sirisë. Nga atje kamionët e OKB-së vazhduan drejt Idlibit për të çuar atje batanije, dyshekë, tenda dhe llamba diellore për njerëzit në zonën e tërmetit në Siri. Ndihmat do të mjaftojnë për rreth 1.100 familje, tha një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë.

Por në provincën e Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, jetojnë mbi katër milionë vetë. Qindra-mijëra ka të ngjarë që janë prekur drejtpërdrejt nga tërmeti i 6 shkurtit që tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Edhe para katastrofës natyrore, nëntë nga dhjetë vetë që jetojnë përreth Idlibit vareshin nga ndihmat nga jashtë, sepse në Siri vazhdon që nga viti 2011 një luftë civile.
Pra, për të lehtësuar nevojat më urgjente të njerëzve në veriperëndim të Sirisë do të duheshin jo vetëm 14 kamionë, por qindra, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).
Problem për ndihmat regjimi i Bashar al-Asadit
Regjimi i Bashar al-Assad në Damask ka vite që pengon që ndihmat humanitare, të cilat të arrijnë në veriperëndim të Sirisë, sepse zona përreth Idlibit është nën kontrollin e rebelëve dhe të islamistëve.

"Që nga viti 2014 ka një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që lejon ndihmën përtej kufirit turk – edhe pa pëlqimin e regjimit të Asadit”, shpjegon Petillo në intervistën për DW. "Por që nga viti 2018 Rusia ka arritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe me mbështetjen e Kinës, që numri i kalimeve kufitare që mund të përdoren për këtë qëllim të vijë gjithnjë duke u kufizuar”.
Bab al-Hawa tani është i vetmi vendkalim kufitar, i cili lejohet të përdoret nga OKB-ja për të dërguar ndihma. Me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të hapen edhe vendkalime të tjera kufitare për të lejuar dërgimin e sa më shumë ndihmave. Megjithatë, sipas Petillos "për fat të keq nuk ka shumë gjasa" që presidenti rus dhe aleati i Asadit, Vladimir Putin, të pajtohet me këtë. Dhe si të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia mund të bllokojë me veton e saj çdo vendim të tij.
Cilat janë mundësitë që i kanë mbetur OKB-së? Hedhja e furnizimeve me ndihma nga ajri është një nga këto mundësi, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR). Po ashtu mund të mendohet edhe për përdorimin e kalimeve të tjera kufitare nga Turqia në Siri pa pritur një rezolutë përkatëse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. "Kjo do të ishte një masë e njëanshme dhe sigurisht që i bën gjërat shumë të komplikuara," thotë Petillo. "Por në mungesë të alternativave dhe duke pasur parasysh shkallën e emergjencës, gjithçka duhet provuar”./DW
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilë...
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj ...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka n...
Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni...
Bilanci tragjik në Turqi dhe Siri nga tërmeti tronditë...
Sipas njoftimeve nga agjencitë ruse të lajmeve, zëvendëskr...
Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajn...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...