Kina refuzon telefonatën nga SHBA-ja, thotë se "atmosfera nuk është e përshtatshme"
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila deri tani ishte në opozitë.
Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari pas bisedimeve disaditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Kjo parti ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare.
Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga organet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve...Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Kjo parti në qeveri do të ketë një post të zëvendëkryeministrit për investimet kapitale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, dy pozita të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe Bujqësisë, dy sekretarë shetërorë, si dhe disa drejtori.
Vendimi për pjesëmarrjen e ASH-së në qeveri vjen në kohën kur opozita maqedonase, që drejtohet nga partia VMRO-DPMNE, po përgatitej për mocionin e votëbesimit të qeverisë, duke llogaritur edhe në votat e deputetëve të opozitës shqiptare.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vendimin e ASH-së për pjesëmarrje në qeveri e ka quajtuar “vendim për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit”.
Por nga Lidhja Social-Demokrate, thotë se me zgjerimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare është evtiuar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
“Me këtë marrëveshje kemi evituar rrezikun është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si ‘E Majta’ (parti me orientim prorus që ka dy deputetë në Kuvend) që duan të ndryshojnë kursin tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, ‘E Majta’ po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasiev (Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ‘E Majta’) dhe Mickoski (Kryetar i VMRO DPMNE-së). Andaj vendosëm të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Shumica parlamentare me zgjerimin e ri edhe me ASH-në, dhe me votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues.
Ndryshimet kushtetuese janë kusht që parashihet me marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes për zhbllokimin e integrimit evropian.
Nëse kjo ndodh, atëherë Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së nuk e përjashton mundësinë që sërish të bllokojë bisedimet e anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njejtë sikur në nëntor të vitit 2020./REL
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajn...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Tërmeti 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi kufirin e T...
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kun...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat pub...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha gjatë një viz...
Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron që Kongresi të ...
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj n...
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina...
Numri i viktimave arrin në më shumë se 19,738 në Turqi dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...