Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë/ Godet infrastrukturën në jug e lindje
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...

Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një telefonatë nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, pas rrëzimit të balonës së pretenduar spiune kineze, duke thënë se SHBA-ja “nuk ka krijuar atmosferë të duhur për dialog”.
Veprimi i SHBA-së “ka shkelur seriozisht normat ndërkombëtare dhe ka krijuar një precedent shkatërrues", u citua të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë kineze Tan Kefei të enjten mbrëma.
“Duke pasur parasysh se kjo qasje e papërgjegjshme dhe seriozisht e gabuar nga SHBA-ja nuk krijoi atmosferën e duhur për dialog dhe shkëmbime të informacioneve mes dy ushtrive, Kina nuk e pranoi propozimin e SHBA-së për një telefonatë mes dy ministrave të mbrojtjes”, tha Tan.
Kina, shtoi Tan, "rezervon të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t'u marrë me situata të ngjashme".
Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.
Pasi shprehu fillimisht “keqardhje” për incidentin, retorika e Kinës është ashpërsuar ditët e fundit pasi Byroja Federale e Hetimit (FBI) mblodhi mbeturinat nga vendi i rrëzimit në ujërat territoriale të SHBA-së në brigjet e Karolinës së Jugut dhe i dërgoi ato në laboratorin e FBI-së në Virxhinia për hetimi.
Pekini tha reagimi i SHBA-së ishe “i tepruar".
Ministria e Jashtme e ka cilësuar veprimin “të papërgjegjshëm” dhe i quan pretendimet e SHBA se po spiunonin “pjesë të luftës së informacionit të palës amerikane kundër Kinës”.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin kishte kërkuar të shtunën të diskutonte çështjen e balonës me homologun e tij kinez, Wei Fenghe, por kjo u refuzua nga Kina, njoftoi Pentagoni.
Në vazhdën e incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi udhëtimin e planifikuar në Pekin këtë javë, vizitë që kishte dhënë shpresë që do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në dekada./DW
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajn...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Tërmeti 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi kufirin e T...
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kun...
Zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësojnë se deklaratat pub...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha gjatë një viz...
Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron që Kongresi të ...
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj n...
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina...
Numri i viktimave arrin në më shumë se 19,738 në Turqi dhe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do të shkoj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...