SHBA-ja eliminon "një objekt të panjohur fluturues"
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...

"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilën siguria ka përparësi" - me këtë fjali njoftoi dorëheqjen e saj dhe të gjithë qeverisë përpara përfaqësuesve të shtypit në Kishinau kryeministrja moldave Natalia Gavrilita. Presidentja, Maia Sandu, e pranoi dorëheqjen. Ajo e falënderoi Gavrilitën për "punën e përkushtuar" të kabinetit: "Megjithë sfidat e paprecedenta, vendi u qeveris me përgjegjësi dhe me shumë kujdes. Ne kemi stabilitet, paqe dhe zhvillim atje ku të tjerët donin luftë dhe falimentim", tha Sandu.

Sipas dëshirës së presidentes, kreu i ri i qeverisë pritet të jetë këshilltari i saj i deritanishëm për sigurinë, Dorin Recean. Konfirmimi i tij në detyrë duhet të jetë thjesht një formalitet - partia në pushtet "Veprim dhe Solidaritet" (PAS) ka një shumicë komode në parlament (63 nga 101 vende). 48-vjeçari Recean ka qenë më parë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë të Moldavisë.

Vëzhguesit e prisnin ndryshimin në krye të qeverisë moldave që në tetor të vitit të kaluar. Arsyeja në atë kohë ishte mungesa e vullnetit për reforma nga ana e disa ministrave. Tani duket se është shtuar edhe kërcënimi në rritje nga Rusia.
Sërish një raketë ruse mbi Moldavi
Zëvendësimi i qeverisë vjen në një moment kritik. Të premten në mëngjes (10.02.2023) në hapësirën ajrore të Republikës së Moldavisë depërtoi përsëri një raketë ruse. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Kishinau, raketa fluturoi mbi rajonin separatist të Transnistrisë dhe më pas mbi Moldavinë verilindore në drejtim të Ukrainës. Incidente të ngjashme kanë ndodhur disa herë muajt e fundit. Pas incidentit të fundit ambasadori rus në Kishinau, Oleg Vasnetsov, u thirr sërish në Ministrinë e Jashtme të Moldavisë.

Një njoftim për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë deklaroi se sulmet me raketa në Ukrainë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ mbi qytetarët e Moldavisë. "I bëjmë thirrje Federatës Ruse të ndalojë agresionin ushtarak kundër vendit fqinj, i cili po shkakton shumë vdekje dhe shkatërrime materiale." thuhet në deklaratë.

Për shkak të kërcënimit në rritje, Kishinau kërkon prej disa kohësh nga partnerët e tij perëndimorë sisteme moderne për mbrojtjen ndaj raketave. "Rreziku i një fluturimi të paligjshëm mbi hapësirën tonë ajrore nga raketat e lëshuara nga rusët vazhdon të mbetet. Kjo do të thotë që ne duhet të jemi vigjilentë në çdo kohë," tha ministrja e Brendshme e Moldavisë, Ana Revenco, në një intervistë televizive një natë para incidentit./DW
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj ...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka n...
Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni...
Bilanci tragjik në Turqi dhe Siri nga tërmeti tronditë...
Sipas njoftimeve nga agjencitë ruse të lajmeve, zëvendëskr...
Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajn...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...