E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Më shumë se 2.4 milionë votues janë thirrur të votojnë sot në Berlin. Aktualisht, partia socialdemolrate SPD e kryebashkiakes dhe kryetares së qeverisë së landit të Berlinit, Franziska Giffey, qeveris në një koalicion me të Gjelbrit dhe të Majtën.
Autoritetet në kryeqytetin gjerman janë vënë nën një vëzhgim të shtuar që nga nëntori i kaluar, kur më 26 shtator 2021 Gjykata Kushtetuese e shtetit anuloi zgjedhjet kombëtare dhe komunale dhe mori një vendim për përsëritjen e zgjedhjeve. Vonesat në ditën e votimit patën ndikuar që njerëzit të rrinin në radhë për shumë orë, pasi fletëvotimet e disa qendrave të votimit qenë mbaruar dhe u fotokopjuan me nxitim të tjerat, fletëvotimet e tjera kishin kandidatë të gabuar, disa qendra duhej të mbylleshin përkohësisht, ndërsa të tjerat qëndruan të hapura më shumë seç duhej – duke lejuar votimin edhe pas publikimit të rezultateve të para.
Ndërkohë, Maratona e Berlinit - e mbajtur në të njëjtën ditë - pengoi përpjekjet për furnizim me material zgjedhor.
Në tërësi, gjykata zbuloi se votat për rreth 60% të vendeve në parlamentin e Berlinit qenë prekur nga defektet. Edhe pse nuk u pretendua për defekte të qëllimshme, situata ishte, siç e kanë pranuar shumë politikanë që atëherë, thellësisht e rëndë. Asnjëherë më parë zgjedhjet në Gjermani nuk kanë dështuar deri në atë pikë.
Zgjedhje në disa nivele
Autoritetet gjermane shpesh mbajnë zgjedhje për disa nivele të qeverisjes në të njëjtën ditë, pjesërisht për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje. Më 26 shtator 2021, në Berlin u zhvilluan katër zgjedhje të veçanta: zgjedhjet federale, zgjedhjet e Landit, zgjedhjet komunale dhe një referendum për shpronësimin e kompanive të mëdha të banesave.
Kjo do të thotë se votuesit morën jo më pak se gjashtë fletë votimi, sepse dy prej këtyre fletëvotimeve - zgjedhjet federale dhe zgjedhjet e nivelit të Landit - kanë një sistem zgjedhor të përzier (një votë për kandidatin e drejtpërdrejtë dhe një për të gjithë partinë). Por gjykata vendosi që vetëm dy nga votat duhet të përsëriten (për momentin) - zgjedhjet në nivel landi dhe zgjedhjet komunale - që do të thotë se votuesve do t'u duhet të shqyrtojnë vetëm tri fletë votimi.
Nuk janë zgjidhur as të gjitha çështjet ligjore. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese Federale refuzoi një kërkesë për të parandaluar përsëritjen e zgjedhjeve të së dielës, por gjithashtu shtyu vendimin e saj përfundimtar - duke hapur mundësinë që edhe këto zgjedhje të reja të anulohen.
Zgjedhjet mund të ndryshojnë shumicën qeverisëse
Për më tepër, çështja e rezultateve të zgjedhjeve federale, të cilat u zhvilluan në të njëjtën ditë, mbetet e pazgjidhur. Parlamenti federal, Bundestagu, vendosi vitin e kaluar që zgjedhjet duhet të përsëriten në 431 nga 2.256 qendrat e votimit të Berlinit. Por është e paqartë se kur do të ndodhë kjo, pasi vendimi i nënshtrohet një apeli tjetër në Gjykatën Kushtetuese Federale. Përsëritja e zgjedhjeve nuk ndryshon kohëzgjatjen e legjislaturës: ajo do të përfundojë jo më vonë se 2026. Qytetarët mund të vendosin sot edhe për përbërjen e asambleve të këshilltarëve të qarqeve në Berlin. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00.
Kryetari i zgjedhjeve të landit, Stephan Bröchler, tha se "jemi të përgatitur mirë dhe shpresojmë që zgjedhjet të shkojnë mirë". Këto zgjedhje të reja mund të ndryshojnë situatën politike në Berlin.
Aktualisht, partia socialdemokrate SPD qeveris në një koalicion me të Gjelbërit dhe të Majtë. Por gjatë javëve të fundit, sondazhet kanë treguar se CDU, rreth kandidatit Kai Wegner, kryeson me 25 deri në 26 për qind. Nga pikëpamja thjesht aritmetike, vazhdimi i koalicionit aktual qeveritar do të ishte ende i mundur. Aleancat tripalëshe nën udhëheqjen e CDU do të kishin gjithashtu një shumicë./ DW
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shka...
Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shp...
Dokumentari i regjisorit Sean Penn për portretin e preside...
Pas tërmeteve katastrofike, që kanë shkaktuar mbi 25 mijë ...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dorëzoi të shtunën p...
Pronari i grupit privat mercenar rus Wagner që është i për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaj...
Me vajzën e tij të vogël pranë në dy ngjarjet ushtarake kë...
Turqia dhe Siria nuk po gjejnë dot paqe nga lëkundjet ...
Gjatë fjalimit në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vi...
Ende ka shpresë për qytetarë të gjallë nën rrënojat që la pa...
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duh...
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një raketë që u lëshua...
Mediat amerikane njoftuan të premten se avokatët e ish-Pre...
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufit...
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilë...
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj ...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...