Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se një raketë që u lëshua nga një avion luftarak F-22 u përdor të premten për të rrëzuar një objekt të paidentifikuar që fluturonte mbi Alaskë. Ky zhvillim vjen pas më pak se një jave, kur Pentagoni goditi dhe rrëzoi një balonë kineze që fluturoi për disa ditë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Objekti me madhësinë e një makine të vogël, u rrëzua me një raketë tha gjeneral brigade, Patrick Ryder, zëdhënës i Pentagonit.
Urdhri për rrëzimin e objektit të paidentifikuar u dha nga Presidenti Joe Biden, një përfshirje e rrallë në këtë nivel, duke pasur parasysh llogaritjet fillestare që sugjeronin se objekti nuk përbënte kërcënim ushtarak dhe nuk dukej të ishte i sofistikuar.
I pyetur se pse u pa si e nevojshme të merrej autorizimi i Presidentit Biden, gjeneral brigade Ryder tha se komandanti ushtarak amerikan që mbikëqyr hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, kishte autoritetin për të rrëzuar objekte që përbënin një rrezik ushtarak ose rrezik për popullin amerikan.
"Në këtë rast të veçantë, u përcaktua se objekti përbënte një kërcënim të arsyeshëm për trafikun ajror", tha zoti Ryder.
Më 4 shkurt, një tjetër avion luftarak amerikan F-22, rrëzoi në brigjet e Karolinës së Jugut, atë që qeveria amerikane e quajti një balonë përgjuese kineze, e cila fluturoi për rreth një javë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë.
Republikanët dhe madje disa nga ligjvënësit demokratë kritikuan presidentin se mori kohë përpara se vepronte duke rrëzuar balonën. Incidenti shkaktoi një krizë diplomatike mes dy ekonomive më të mëdha në botë dhe bëri që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin.
Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranuan ta përshkruanin në detaje objektin e rrëzuar së fundmi, duke thënë vetëm se ishte shumë më i vogël se baloni kinez. Pentagoni tha se objekti po fluturonte në një lartësi prej 12 km, duke paraqitur një rrezik për trafikun ajror civil.
"Ne nuk e dimë se kush e ka në zotërim këtë objekt", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Objekti u rrëzua mbi pjesën verilindore të Alaskës, pranë kufirit kanadez. Pentagoni tha se ai ishte zbuluar për herë të parë më 9 shkurt, falë radarëve tokësorë. Më pas ishin dërguar avionë luftarakë për të hetuar më tej situatën.
Zoti Ryder tha se pilotët amerikanë që kishin fluturuar përkrah tij kishin përcaktuar se në bord të objektit nuk kishte asnjë person. Ai shtoi se objekti nuk ngjante me një avion dhe dukej të ishte i pamanovrueshëm. Zoti Ryder dhe zyrtarë të tjerë nuk mund të thoshin nëse thjesht bëhej fjalë për një balonë që mbikëqyr motin apo një lloj tjetër baloni.
"Nuk ishte një avion", tha zoti Ryder gjatë një konference shtypi.
Prej momentit kur rrëzuan balonën kineze në oqeanin Atlantik, zyrtarët amerikanë po kryejnë një operacion për nxjerrjen e mbetjeve të saj.
Zoti Ryder u tha gazetarëve se "një sasi e konsiderueshme" e balonës tashmë ishte gjetur, duke sugjeruar se zyrtarët amerikanë së shpejti mund të kenë më shumë informacion rreth aftësive të balonës kineze që është përdorur për spiunazh.
"Kjo do të jetë shumë e dobishme për ne që të mësojmë më shumë", tha zoti Ryder./VOA
Mediat amerikane njoftuan të premten se avokatët e ish-Pre...
14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufit...
"Republika e Moldavisë po hyn tani në një fazë, në të cilë...
Objekti fluturues ndodhej në lartësinë 12 kilometra mbi sh...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Si...
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj ...
Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se SHBA kanë rrëzuar ...
Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka n...
Prokurorët belgë që po hetojnë një skandal korrupsioni...
Bilanci tragjik në Turqi dhe Siri nga tërmeti tronditë...
Sipas njoftimeve nga agjencitë ruse të lajmeve, zëvendëskr...
Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një tel...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit të Turqisë dhe Sir...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për...
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajr...
Veshja e thjeshtë me një bluzë ngjyrë të errët pambuku...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...