web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndeshja Itali-Izrael zhvillohet më 14 tetor mes protestave/ Pritet rritja e sigurisë në Udine

7 Tetor 2025, 20:39, Kosova & Bota CNA

Ndeshja Itali-Izrael zhvillohet më 14 tetor mes protestave/ Pritet rritja e

Ndeshja e futbollit mes Italisë dhe Izraelit do të zhvillohet në Udine me datën 14 tetor, në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, në një stadium me një kapacitet prej 6000 spektatorësh.

Teksa protestat në Itali për genocidin në Gaza vazhdojnë, pritet rritje e masave të sigurisë në qytet e stadium. Më shumë protestues llogariten të jenë jashtë stadiumit, sesa ata që do ndjekin ndeshjen.

Ndërkohë në Firenze javën që shkoi palestinezët kanë protestuar që ndeshja të mos zhvillohet. Kjo është pjesë e protestës që tashmë ka përfshirë miliona qytetarë në Itali.

“Nuk do të jetë një mjedis i qetë. Do të ketë 10,000 njerëz jashtë stadiumit dhe 5-6,000 brenda stadiumit”, tha sot trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, nga brenda qendrës stërvitore Coverciano, jashtë së cilës po protestohet. Deri të hënën, vetëm 4,000 bileta u shitën për ndeshjen e së martës së ardhshme në Stadio Friuli.

Ndërsa UEFA kishte menduar të pezullonte Izraelin për shkak të luftës dhe kryetari i bashkisë së Udines, Alberto Felice De Toni, kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, teksa ekipi kombëtar i Italisë përpiqet me dëshpërim për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës. Nëse dështon, kjo do të ishte hera e tretë radhazi e mospjesëmarrjes për italianët.

“Duhet ta luajmë këtë ndeshje. Sepse nëse nuk e bëjmë, do ta humbasim 3-0. Presidenti i Gabriele Gravina e shpjegoi shumë mirë këtë”, deklaroi Gattuso, duke iu referuar rregullit për ndeshjet e humbura.

Tensioni midis 2 ekipeve u pa edhe në ndeshjen e shtatorit ne Hungari, shteti ku Izraeli tashmë luan ndeshjet në shtëpi, teksa Italia mundi ngushtë Izraelin me rezultatin 5-4.

“Është shqetësuese të shohësh se çfarë po u ndodh njerëzve dhe fëmijëve të pafajshëm. Të dhemb zemra”, tha Gattuso për genocidin që po ndodh në Gaza.

Në renditjen e grupit, Italia dhe Izraeli janë gjashtë pikë pas Norvegjisë, lideres së grupit, dhe vetëm skuadra e parë në grup kualifikohet direkt për turneun e vitit të ardhshëm në Amerikën e Veriut.

Izraeli gjithashtu mund të përballet me protesta gjatë një vizite në Norvegji të shtunën. Federata norvegjeze e futbollit deklaroi së do të japë fitimet e saj nga shitja e biletave të ndeshjes në Oslo për punën humanitare në Gaza nga Mjekët pa Kufij (MSF).

Më herët, në gusht të këtij vit, Shoqata Italiane e Trajnerëve të Futbollit (AIAC) i shkroi Federatës Italiane të Futbollit, në një letër që do t'u dërgohej organeve drejtuese të futbollit evropian dhe botëror, duke kërkuar që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare për shkak të luftës së tij në Gaza./CNA





Lajmet e fundit nga