Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dje në Kairo u mbyll dita e parë e bisedimeve për armëpushimin në Gaza, midis Izraelit dhe Hamasit. Presidenti Donald Trump deklaroi se Hamasi kishte rënë dakord në pika shumë të rëndësishme të marrëveshjes. Atmosfera ishte pozitive dje dhe kjo pritet të vazhdojë edhe ditën e martë, në bisedimet midis dy përfaqësive.
"Egjipti dhe Katari po punojnë shumë me të dyja delegacionet, që të arrihet edhe lirimi i të burgosurve palestinezë dhe pengjeve izraelite.”, raporton Al Qahera News, e lidhur me Shërbimin Inteligjent Egjiptian.
Bisedimet po zhvillohen në praninë e disa negociatorëve. Por palestinezët presin që negociatat të zgjasin me ditë, sipas deklaratës së një personi pranë lidershipit të Hamasit.
Ndërkohë të dërguarit e presidentit Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner, pritet të mbërrijnë në Egjipt. Trump bën thirrje urgjente për arritjen e një marrëveshjeje. Por goditjet mbi Gaza vazhdojnë dhe 7 të vrarë u raportuan nga sulmi i fundit Izraelit.
Kryeministri Netanyahu deklaroi se trupat izraelite do të përparojnë thellë në Gaza, teksa punojnë për lirimin e pengjeve. Nga ana tjetër, zyrtarë të Hamas-it deklarojnë se shkëmbimi pengje-të burgosur s’është i thjeshtë.
“Kjo gjë kërkon disa ditë, varet nga kushtet në terren që lidhen me tërheqjet izraelite, ndërprerjen e bombardimeve dhe pezullimin e të gjitha llojeve të operacioneve ajrore. Negociatat do të synojnë të përcaktojnë datën e një armëpushimi të përkohshëm, përgatitjen e kushteve për planin fillestar, që konsiston në lirimin e 47 pengjeve izraelite në shkëmbim të qindra të burgosurve palestinezë”, deklaron një zyrtar i Hamas.
Në ndihmë të paqes së shumëpritur është edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që tha se ishte gati të ndihmonte me kthimin e pengjeve dhe të të burgosurve dhe të lehtësonte aksesin e ndihmës në të gjithë Gazën, ku OKB-ja ka shpallur zi buke.
Në vazhdën e bisedimeve, Hamas ka deklaruar se do të ndalojë operacionet luftarake nëse Izraeli tërheq trupat dhe ndërpret bombardimet. Por Izraeli paralajmëron se po dështuan negociatat, do të rifillojë luftën.
Plani i Trump për paqen përcakton që Hamas dhe fraksionet e tjera do të kënë asnjë rol në qeverisjen e Gazës, edhe pse Hamasi ka këmbëmgulur për të kundërtën.
Sipas Trump, territori i Gazës do të administrohet nga një organ teknokratik i mbikëqyrur nga një autoritet i përkohshëm i kryesuar nga vetë Trump./CNA
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe kryeminist...
Ministrja e Energjisë në Ukrainë, Svitlana Hrynchuk, tha s...
Një kryebashkiake e sapozgjedhur u gjet e plagosur në Gjer...
Izraeli shënon sot përvjetorin e dytë të sulmit të 7 tetor...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Serb...
Sot shënohen 2 vite nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7...
Ditën e sotme shënohen dy vite që nga sulmet e Hamasit nda...
Autoritetet konfirmuan se numri i të vdekurve nga tragjedi...
Policia e Sydney-t ka deklaruar se vazhdon të mbajë në arr...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
21 aktivistë të ndaluar nga Izraeli pas bllokimit të anije...
Artur Tushi, 44 vjeç, është vrarë në El Poblado Avenue, në...
Çmimi Nobel në Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkenc...
Një anije që transportonte disa persona u përmbyt në orët ...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë se Gjermania d...
Jep dorëheqjen kryeministri francez, Sebastien Lecornu. ...
Hamasi, Izraeli dhe SHBA-ja do të fillojnë sot bisedimet n...
Një gjyqtar federal të dielën bllokoi përkohësisht dërgimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e t...
Protestuesit gjeorgjianë u përpoqën të sulmonin sot pallat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...