Protesta masive në Gjeorgji/ Sulmohet pallati presidencial në Tbilisi
Protestuesit gjeorgjianë u përpoqën të sulmonin sot pallat...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përnatshëm, e kritikoi Perëndimin për mungesë reagimi teksa Ukraina perëndimore dhe rajone të tjera po përpiqen ta rimarrin veten nga një sërë sulmesh ajrore ruse që vranë të paktën pesë njerëz.
“Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë reagim të denjë e të fortë nga bota ndaj të gjithë kësaj që po ndodh; ndaj rritjes së vazhdueshme të sulmeve”, tha Zelensky.
“Pikërisht për këtë arsye Putin e bën gjithë këtë. Ai tallet hapur me Perëndimin, me heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve të forta në përgjigje”, theksoi ai.
Zelensky u ankua se “çdo” raketë dhe dron i lëshuar nga Kremlini “përmban pjesë me të cilat Rusia furnizohet ende” nga vendet perëndimore dhe vende të tjera, duke përmendur kompani nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Tajvani, Britania, Gjermania, Zvicra, Japonia, Koreja e Jugut dhe Holanda.
“E gjithë kjo duhet të ndalet”, shtoi ai.
Sulmet e fundit të Rusisë në rajonin e Lvivit, larg vijave të frontit dhe pranë kufirit polak, më 5 tetor, nxitën Poloninë dhe aleatët e NATO-s t’i ngrënë avionë luftarakë në ajër dhe të vendosnin forcat tokësore në gatishmëri të lartë.
“Forcat ajrore polake dhe aleate po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe zbulimit me radar janë vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, njoftoi komanda operacionale e Polonisë në një postim në rrjetet sociale.
Polonia i përshkroi këto masa si veprime “parandaluese” të destinuara për ta “siguruar hapësirën ajrore dhe për t’i mbrojtur qytetarët, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”.
Ky veprim vjen pothuajse një muaj pas një incidenti ku dhjetëra dronë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke detyruar avionët e NATO-s të ngriheshin për t’i kapur dhe rrëzuar disa prej tyre.
Incidenti i 10 shtatorit ishte përplasja e parë e drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në shkurt të vitit 2022.
Zelensky tha më 5 tetor se të paktën pesë njerëz u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm të kombinuar rus, që përfshinte më shumë se 50 raketa dhe rreth 500 dronë.
Sulmet ndërprenë furnizimin me energji elektrike për dhjetëra mijëra njerëz dhe dëmtuan ndërtesa e infrastrukturë.
“Sot, rusët goditën sërish infrastrukturën tonë, gjithçka që siguron jetesë normale për njerëzit”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram.
Ai përsëriti thirrjen e Kievit për më shumë mbështetje nga aleatët perëndimorë, ndërsa pushtimi i plotë rus po i afrohet vitit të katërt dhe përpjekjet e fundit të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje kanë shënuar pak përparim.
“Ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje, për zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, që ky terror ajror të bëhet i pakuptimtë. Një armëpushim i njëanshëm në qiell është i mundur dhe mund të hapë rrugën për diplomaci të vërtetë,” tha Zelensky.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojnë për ta detyruar Putinin të ndalet.
Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se i gjithë vendi ishte nën alarm ajror për disa orë, me paralajmërime të mëdha për sulme me raketa dhe dronë në rajonin perëndimor të Lvivit./REL
Protestuesit gjeorgjianë u përpoqën të sulmonin sot pallat...
Një anije që transportonte refugjatë dhe migrantë u gjet n...
Presidenti amerikan Donald Trump po merr pjesë në një akti...
Të shtëna me armë u shënuan këtë të diel në kampusin e Uni...
Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot për "zhdukje të p...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz zhvilloi këtë të di...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Hamasi ...
Në mbyllje të Meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo d...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të die...
Një stuhi e fortë dëbore në malin Everest ka lënë gati 1,0...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Nepalin që nga e pre...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se pesë per...
Siria do t’i mbajë zgjedhjet e para parlamentare të di...
Nesër në Egjipt pritet të fillojnë negociatat indirekte mi...
Kina ka zbuluar zyrtarisht Urën e re të Kanionit të Madh H...
Presidenti Donald Trump ka autorizuar vendosjen e 300 trup...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se shpre...
Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profes...
Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi d...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, me anë të një postimi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...