Ukraina dënon dëbimin e qytetarëve të saj nga Hersoni dhe rajonet e tjera
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhia, ...

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një mocioni të dërguar gjykatësit të procedurës paraprake, ka treguar se janë tetë dëshmitarë ndërkombëtarë që planifikon të ftojë në gjykimin pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Mbrojtja po kërkon që dëshmitë e këtyre dëshmitarëve të mund të "ruhen" para nisjes së gjykimit.
Thaçi, si ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në listën e prezantuar të dëshmitarëve përfshihen: Wesly Clark, William Walker, Bernard Kouchner, Daan, W. Everts, Michael Durkee, Jock Covey dhe Steve Bennett.
Në këtë listë është edhe një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emri dhe të dhënat e të cilit janë të redaktuara.
Clark, 77 vjeç, ka qenë komandant suprem i NATO-s në Europë dhe komandant i komandës europiane të Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000.
Kouchner, që po ashtu është në listën e dëshmitarëve që mbrojtja synon të thërrasë, ka qenë përfaqësues i posaçëm i sekretarit të Përgjithshëm në misionin e UNMIK-ut nga korriku i vitit 1999 deri në janar të vitit 2001.
Walker ka qenë drejtues i Misionit Monitorues të OJB-së për Kosovën nga tetori i vitit 1998 deri në mesin e qershorit të vitit 1999.
Bennett ka qenë drejtor i Departamentit për politika të edukimit dhe Zhvillimit në OSBE nga viti 1996 deri më 2006.
Covey ka qenë zëvendësdrejtues i UNMIK-ut nga viti 1999 deri më 2001.
Durkee ka qenë këshilltar politik i Clarkut nga viti 1998 deri më 1999. Ndërkaq, Everts ka drejtuar zyrën e OSBE-së në Tiranë dhe më pas atë në Prishtinë më 1999.
“Tetë dëshmitarët gjatë kohës për të cilën është ngritur aktakuza, kanë qenë diplomatë të lartë ndërkombëtarë, administratorë, figura ushtarake në pozita të larta në NATO, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë [OSBE], në Kombet e Bashkuara, në Administratën e Përkohshme të OKB-së në Kosovë [UNMIK] dhe në Misionin për Monitorim në Kosovë. Që të gjithë kanë pasur ndërveprime me Thaçin, si në aspektin profesional, por në disa raste edhe në atë personal”, thuhet në mocionin e mbrojtjes.
Mocioni i mbrojtjes së Thaçit ka të bëjë me “mundësitë unike hetuese”, duke kërkuar që gjykata të lejojë mbrojtjen që të “ruajë” dëshmitë e këtyre dëshmitarëve, nëse ata nuk do të mund të paraqiten fizikisht në gjykatë për të dëshmuar.
Mbrojtja tha se këta dëshmitarë mund të ofrojnë dëshmitë e tyre para se të nisë gjykimi dhe se dhënia e këtyre dëshmive mund të “vëzhgohet” edhe nga Paneli Gjykues.
“Të tetë dëshmitarët janë në moshë të shtyrë – nga 77 deri në 88 – dhe kanë sëmundje të ndryshme. Për mbrojtjen është ideale që të thërrasë këta dëshmitarë gjatë paraqitjes së rastit të saj [pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të ketë përfunduar paraqitjen e rastit të saj] dhe ata do të dëshmonin sikurse të gjithë dëshmitarët e tjerë. Por, për shkak të moshës së tyre të shtyrë, ka rrezik real që dëshmia e tyre ‘mund të mos jetë e qasshme gjatë gjykimit’, ose në kohën kur Prokuroria të përfundojë argumentet e saj dhe mbrojtja të nisë paraqitjen e rastit të saj, qoftë për shkak të vdekjes apo edhe për shkak të kufizimeve për shkak të moshës”, argumenton mbrojtja e Thaçit.
Mbrojtja e Thaçit tha se ka humbur dy dëshmitarë potencialë: ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që vdiq në moshën 84-vjeçare, dhe ish-diplomatin amerikan që vdiq më 2010 në moshën 69-vjeçare.
“Këta shembuj tregojnë nevojën reale të ruajtjes së dëshmive të këtyre tetë individëve”, tha mbrojtja.
Mbrojtja e Thaçit kujtoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se do t’i duhen 709 orë për të parashtruar pyetje për dëshmitarët që do të thërrasë në gjykim. Duke argumentuar se një kohë e njëjtë do t’i jepej edhe asaj për këtë çështje, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës tha se për të përfunduar dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë, do të duhen 1.418 orë.
“Nëse gjykata punon katër ditë në javë, gjashtë orë në ditë, Zyrës së Prokurorit të Specializuar do t’i duhen minimum 236 ditë për të dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve të saj dhe 66 ditë do t’i duheshin mbrojtjes për t’iu parashtruar pyetje këtyre dëshmitarëve”, thuhet në mocion.
Rasti ndaj Thaçit dhe ish-eprorëve të tjerë është ende në procedura paragjyqësore dhe nuk ka ndonjë datë për nisjen e gjykimit.
Ndryshe, Gjykata Speciale, me seli në Hagë, synon t‘i hetojë krimet e pretenduara të ish-anëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto pretendime janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Europës, të hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty. Ky raport, në fakt, i ka hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2015./REL
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhia, ...
Udhëheqësit talibanë të Afganistanit shpallën një amnisti ...
Sipërmarrësi Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhom...
Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrain...
Personi i parë mbërriti në orën 7:27 të mëngjesit. Ushtarë...
Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të...
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...
Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e dr...
Teori konspirative rreth fletëvotimeve me postë. Mesaz...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ ...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezullu...
Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me sha...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...