Nga lufta tek informacioni i rremë/ Ja faktorët që ndikojnë te gjendja e vështirë e shtypit në botë
Organizata "Gazetarët Pa Kufij" shpreh shqetësimin për gje...

Java që shkoi ishte shumë intensive për Ukrainën. Si në arenën diplomatike, ku presidentët e Kinës dhe Brazilit kanë thënë fjalën e tyre; ashtu edhe në fushën e betejës, ku raketat e Vladimir Putinit po bien pareshtur mbi qytetet e Ukrainës. Në mesin e bisedave për ndërmjetësimin e paqes, lufta vazhdon dhe pas të gjithave ekzistojnë disa synime madhore, të cilat mund të mos shprehen me zë të lartë, por që janë qartësisht aty.
Dhe ajo që vijon është përpjekja për t’i zgjidhur ato. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i telefonoi më në fund homologut të tij ukrainas, Volodimir Zelenski. Regjimi kinez synon që ta portretizojë veten para botës, dhe veçanërisht në hemisferën jugore, si një forcë e dobishme për paqen.
Qëndrimi zyrtar i Kinës, është paraqitur në një dokument 12-pikësh, i publikuar enkas në përvjetorin e parë të luftës. Në fakt, ai nuk përbën asgjë më shumë se sa një deklaratë parimesh, të cilat nuk mund të ndikojnë absolutisht për të çuar tek bisedimet e paqes. Por qëndrimi aktual i Kinës flet shumë më tepër se ai dokument.
Ai na tregon se kjo është një fuqi që nuk po e furnizon Rusinë me armë, por që nga ana tjetër nuk e përdor ndikimin e saj mbi këtë të fundit për të frenuar agresionin ndaj Ukrainës. Përkundrazi, Pekini i po i ofron Moskës frymëmarrje ekonomike, dhe në disa aspekte po i thellon lidhjet ushtarake dypalëshe si dhe po forcon lidhjet diplomatike midis dy kombeve.
Pra me pak fjalë Kina nuk është një palë neutrale; ajo është qartazi në anën e Rusisë. Po cila është përllogaritja strategjike që po bën? Ndoshta nuk dëshiron ndonjë rezultat që të jetë i dëmshëm për Putinin; ose sepse kjo do të ishte pozitive për botën perëndimore, duke mundësuar integrimin e Ukrainës në sferën e saj demokratike dhe gjeopolitike.
Dhe kjo gjë do të përfaqësonte një sukses të madh për Perëndimin. Është në interesin e Kinës që Shtetet e Bashkuara të jenë të zëna me Evropën. Ajo do të donte gjithashtu që të krijonte një të çarë midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Edhe presidenti brazilian, Luiz Injacio Lula da Silva, ka qenë i angazhuar me përpjekjet e tij për të promovuar paqen.
Natyrisht, veprimet e tij duhet të analizohen nga një këndvështrim tjetër nga lëvizjet e regjimit kinez. Paqja është vite dritë larg, por kërkimi i saj qoftë edhe në parim, është një veprim i denjë për t’u lavdëruar. Dhe nëse një demokrat qëndron pas një përpjekjeje të tillë aq më mirë akoma. Gjithsesi problemi është se si ai e trajton atë. Retorika e Lulës është e vështirë për t'u gëlltitur për shumë njerëz në vendet demokratike. Krahas retorikës së tij për paqen, ai ka bërë gjithashtu komente, sipas të cilave dërgimi i armëve në Ukrainë vetëm sa po zgjat luftimet; dhe se Zelenski është po aq përgjegjës për luftën sa Putin.
Sepse për një tango duhen dy vetë. Ndërkaq në një intervistë për “El Pais”, ai bëri një mbrojtje pasionante ndaj demokracisë kundër kërcënimit të së djathtës ekstreme, por iu shmang çfarëdolloj kritike ndaj regjimit shtypës kinez. Edhe kur u pyet për të, ai ishte evaziv në deklarata. Por cila është përllogaritja e tij strategjike?
Është e arsyeshme të arrihet në përfundimin se heshtja, është më shumë tregues i një interesi madhor për të konsoliduar marrëdhëniet e Brazilit me Kinën. Ndërkohë dëshira e Lulës për të qenë në ballë të një iniciative për paqen ka të ngjarë të motivohet nga ambiciet e tij për të forcuar pozicionin e Brazilit në skenën botërore, duke e konsoliduar rolin e tij si një fuqi e mesme, me marrjen e kredive të mëdha bankare nga Kina që mund të çojnë në rritjen e ndikimit të vendit në institucionet ndërkombëtare dhe duke e pozicionuar këtë komb si një udhëheqës në Hemisferën Jugore.
Nga ana tjetër edhe SHBA-ja ka bërë llogaritë e saj. Shumëkush mund ta imagjinojë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që një kundërshtare si Rusia të vazhdojë të angazhohet në një konflikt rraskapitës, në të cilin Uashingtoni nuk po pëson viktima në njerëz.
Një atmosferë krize që bashkon akoma më shumë SHBA-në me aleatët e saj globalë, është gjithashtu në favorin e saj, dhe ajo është e kënaqur për të ardhurat shtesë nga rritja e eksporteve të gazit në Evropë. Që të gjitha këto janë supozime shumë të besueshme. Megjithatë, nuk është njësoj si të thuash hapur se kjo luftë është në interesin e saj.
Sepse SHBA do të preferonte të mos fokusohej tek problemet evropiane, kur shqetësimi i saj kryesor është Kina. Natyrisht, Hemisfera Jugore ka edhe synimet e veta të padeklaruara në këtë skenar. Një larmi vendesh në jug, të cilat meritojnë në mënyrë të pamohueshme një status më të lartë në rendin aktual botëror, i njohin mirë teprimet e fuqive veriore.
E megjithatë, kjo nuk i ka penguar shumë prej tyre të zhvillojnë strategji, ndoshta me një farë hipokrizie, përballë një pushtimi që nuk është gjë tjetër veçse një luftë koloniale, dhe përballë rivalitetit të peshave të rënda midis SHBA-së dhe Kinës.
Në të dyja dinamikat, superfuqitë janë në kërkim të aleatëve, dhe në jugun global, vendet janë të zënë duke llogaritur se cila është mënyra më e mirë për të fituar një avantazh duke iu afruar një fuqie apo një tjetre, dhe duke e bërë veten të dëshirueshëm. Këtu spikat India, e cila po rrit profilin e saj, duke forcuar marrëdhëniet e saj me Perëndimin kundër Kinës, dhe teksa po vazhdon që të blejë naftë të lirë nga Rusia.
Ndërkohë cila është axhenda e fshehtë e BE-së? Është e vështirë të thuhet. Jo sepse ne në bllok jemi moralisht më lart se të tjerët, por sepse kemi 27 këndvështrime të ndryshme, të cilat kërkojnë jo pak negociata për arritjen e një konsensusi. BE-ja ka shfaqur kryesisht një reagim të unifikuar dhe efektiv ndaj agresionit të Rusisë.
Ne jemi ende duke diskutuar për një mënyrën se si të ndërveprojmë me Kinën në të ardhmen, dhe më në përgjithësi, si të pozicionohemi në skakierën globale. Kemi bërë hapa përpara, por jemi ende pak larg nga të pasurit një vizioni të vërtetë strategjik të përbashkët. Prandaj është e vështirë të kuptosh realisht se cilat janë interesat tona të fshehta si evropianë.
Njerëzit kanë të drejtë kur thonë se nuk është e diçka e mençur të kërkosh një botë të ndarë pastër midis një blloku demokracish dhe një blloku tjetër autokracish. Bashkëpunimi mbi një mori çështjesh është i mundshëm dhe i domosdoshëm.
Dhe një përballje ideologjike dritëshkurtër do të shërbente vetëm për të shkatërruar një arenë të vlefshme bashkëpunimi pragmatik, që nuk ka arsye të zhduket. Edhe për çështje të tilla si lufta në Ukrainë, mund dhe duhet të ketë dialog për zgjidhjen, përfshirë regjimet autoritare, të cilat njohin parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare si sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve.
Por është pikërisht ajo strukturë, e drejta ndërkombëtare, që na shtyn të jemi jashtëzakonisht të matur dhe skeptikë kur përballemi me Rusinë, e cila e ka shkelur në mënyrë flagrante, dhe Kinën, e cila nuk është vetëm një regjim represiv por që po shfaq pretendime në ujërat e diskutueshme.
Që të dyja këto vende mbrojnë një ndryshim në rendin ndërkombëtar, i cili sjell një reduktim të frikshëm të të drejtave të njeriut. Kjo sfidë nuk mund të anashkalohet. Sigurisht, SHBA dhe vende të tjera perëndimore kanë kryer në të kaluarën abuzime serioze me të drejtën ndërkombëtare./ Përshtatur nga CNA.al
Organizata "Gazetarët Pa Kufij" shpreh shqetësimin për gje...
Në një fjalim historik të mbajtur në Kongresin e SHBA-...
LOS ANXHELOS - Skenaristët e filmave dhe shfaqjeve televiz...
Administrata e Presidentit Biden do të dërgojë një persone...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi në Bruksel m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Khader Adnan, udhëheqës i grupit militant Xhihadit Islamik...
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike ...
Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në Francë ...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetë...
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia...
Rusia lëshoi 18 raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës të h...
Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bis...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris ku tre perso...
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...