Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Khader Adnan, udhëheqës i grupit militant Xhihadit Islamik, humbi jetën të martën në një objekt paraburgimi izraelit, pas një greve urie gati tre-mujore. Lajmi u njoftua nga shërbimi i burgjeve të Izraelit. Vdekja e tij vjen në një kohë tensionesh në rritje mes Izraelit dhe palestinezëve.
Khader Adnan, organizonte prej më shumë se një dekade greva të zgjatura urie, një formë e re proteste kundër ndalimeve në masë të palestinezëve nga autoritetet izraelite, pa akuza apo gjyqe. Të martën, 45-vjeçari u bë grevisti i parë afatgjatë i urisë, që humb jetën në një paraburgim izraelit.
Palestinezët bënë thirrje për një grevë të përgjithshme në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Po kështu më vonë gjatë ditës priten protesta. Militantët palestinezë lëshuan nga Gaza një breshëri raketash në drejtim të fushave të zbrazëta të Izraelit. Në një deklaratë të grupit militant Xhihadi Islamik thuhej se "lufta do të vazhdojë e nuk do të ndalet".
Vdekja e Khader Adnanit vjen ndërsa Izraeli drejtohet nga një prej qeverive më konservatore në historinë e vendit. Burgjet dhe të burgosurit palestinezë mbikëqyren nga ministri Itamar Ben-Gvir, një politikan ultra-nacionalist, i cili ka marrë masa për të forcuar kufizimet ndaj të burgosurve, përfshirë shkurtimin e kohës të qëndrimit të tyre në dush si dhe mbylljen e furrave të bukës brenda burgut.
Zoti Ben-Gvir tha të martën se autoritetet e burgjeve duhet të shfaqin "zero tolerancë ndaj grevave të urisë dhe trazirave në burgjet e sigurisë së lartë", si dhe urdhëroi që të burgosurit të mbahen brenda në qelitë e tyre.
Ndërsa dhuna izraelito-palestineze është rritur, numri i të ndaluarve pa akuza dhe gjyq, është rritur në më shumë se 1,000 gjatë vitit të kaluar, shifra më e lartë në dy dekada.
Për të paraburgosurit e kësaj natyre, grevat e urisë janë shpesh zgjidhja e fundit. Disa kanë organizuar greva urie që zgjasin me muaj, shpesh duke rrezikuar jetën. Qeveritë e mëparshme izraelite ndonjëherë kanë pranuar disa nga kërkesat e tyre për të shmangur vdekjet në paraburgim.
Këtë herë, paralajmërimet për përkeqësimin e shëndetit të Khader Adnanit u injoruan, thanë përfaqësuesit e organizatës "Mjekët për të drejtat e njeriut të Izraelit".
Organizata dhe avokati i zotit Adnanit thanë se u kishin kërkuar autoriteteve izraelite që ta transferonin atë për trajtim në spital. Grupi i të drejtave tha se një mjek që kishte vizituar zotin Adnan disa ditë më pare kishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik.
Zëdhënësi i Xhihadit Islamik Dawood Shahab, tha se vdekja e Khader Adnanit përbën një vepër penale, si dhe akuzoi autoritetet izraelite për përgjegjësi të plotë e të drejtpërdrejtë lidhur me rastin./ VOA
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike ...
Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në Francë ...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetë...
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia...
Rusia lëshoi 18 raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës të h...
Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bis...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris ku tre perso...
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se f...
Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që t’i hapin d...
Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ek...
Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aks...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Dam...
Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë ...
Sipas një anketimi të kryer nga organizata “Gallup”, 57 pë...
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të ...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vra...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...