Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë e vërtetë gjinore. Por në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, situata e grave mund të keqësohet më tej.
"Në këtë vend gratë mbahen nën thundër", thotë e zemëruar 20-vjeçarja Defne. Të drejtat e grave turke shkelen gjithnjë e më shpesh. Si fillim Turqia hoqi dorë nga Konventa e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna.
Por tani zhvillimet në drejtim të situatës së gruas mund të keqësohen më tej, është e mendimit, politikania me orientim të majtë, Menekse Kizildere, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme. Partitë e djathta që mbështesin Erdoganin në këto zgjedhje duan të shfuqizojnë ligjin 6284, që konsiderohet si një nga ligjet më të rëndësishme që kanë mbetur për mbrojtjen e gruas nga dhuna.
"Ky është premtimi i tyre zgjedhor të shfuqizojnë këtë ligj, kaq larg shkojnë ata", thotë Kizildere. I alarmuar shprehet edhe ish-kreu i partisë, HDP Selahattin Demirtas, i cili vuajti edhe një arrestim nga autoritetet turke. Ai e emërton aleancën zgjedhore të Erdoganit me partinë që konsiderohet si islamiste, Hüda si "aleancë të talibanëve", dhe pyet: "Do t'i ngjajë Republika e Turqisë në shekullin e saj të dytë një Afganistani apo një Zvicre?"
Turqia është larg Zvicrës
Por nga Zvicra dhe të drejtat e liritë e këtij vendi, jemi shumë larg, thotë Asllani që voton për herë të parë. Erdogan nuk i toleron të drejtat e pakicave dhe grave. Se si i shohin liritë e të drejtat në Turqi Erdogani dhe aleatët e tij e bën të qartë, ministri i i tij i Brendshëm Soylu, i cili kriminalizon skenën e LGBT, i paraqet anëtarët e saj gati si terroristë, ndalon demonstrata pikërisht Ditën e Gruas, apo lejon në mënyrë joproporcionale dhunën në protesta.
Liritë janë sidomos për burrat, thotë 60-vjeçarja Semran. Gratë, thënë ndryshe janë gjithmonë në radhën e dytë. "Ne nuk jemi askund të barabarta as në shoqëri, as në shtëpi dhe as në rrugë. Ka një dominancë burrash."
Një studim i fundit i fondacionit socialdemokrat, SODEV me mbështetjen e fondacionit gjerman, Friedrich Ebert e konfirmon këtë. "Rezultati kryesor ishte, se shumica e grave nuk ndihen mirë në vendin e tyre", thotë drejtuesja e studimit, Yasemin Ahi për studion e ARD-së në Stamboll. 60% e grave të anketuara thonë, se ato nuk janë të lumtura si femra në Turqi.
Kurse më shumë se 80% e grave nuk ndihen të sigurta natën në rrugë. Si problem të rëndësishëm ato përmendin ngacmimet seksuale dhe dhunën kundër grave. Por shpesh autorët e këtyre veprave penale marrin dënime të buta, ose nuk dënohen aspak. Për Yasemin Ahi ky është dështim i politikës. "Mosndëshkueshmëria e dhunuesve është një çështje që mund të rregullohet vetëm politikisht."
Gratë mund të kthehen në rrezik për Erdoganin në zgjedhje
Por partitë turke nuk ndërmarrin shumë në këtë drejtim. As aleanca opozitare nuk e ka në program kthimin në Konventën e Stambollit, kjo për shkak të forcave konservatore brenda aleancës. Sipas ekspertëve mund të jenë megjithatë gratë që mund ta ndëshkojnë me votë Erdoganin.
Yasemin Ahi thotë se "në vitin 2018 ishin 38,3 e grave votuese që ia dhanë votën Erdoganit, kurse nëse do të votohej tani vetëm 26% e tyre do të votonin për Erdoganin". Gratë janë gjysma e shoqërisë turke. Vota e tyre mund të jetë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi. Dhe pritshmëritë e tyre ndaj politikës janë rritur në vitet e fundit, thotë Ahi. Sidoqoftë, nën thundër ato nuk duan të qëndrojnë më./ DW
Sipas një anketimi të kryer nga organizata “Gallup”, 57 pë...
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha të ...
Pesë persona, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, mbetën të vra...
Autoritetet polake thanë të shtunën se kanë sekuestruar nj...
Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të...
Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një depo karburan...
Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të...
Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë. Pothuajse 40 pë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të premten n...
BUDAPEST, Hungari – Papa Françesku kritikoi të premten...
Shefi i BBC-së, Richard Sharp dha dorëheqjen të premte...
Ish-nënpresidenti Mike Pence doli para jurisë së madhe...
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tër...
Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah dekada të tëra inve...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të enjten voto...
Të paktën pesë persona janë vrarë në valën e re të sul...
Dronët iranianë të vendosur nga Rusia në Ukrainë fuqiz...
Administrata Biden njoftoi të enjten sanksione të reja...
Kjo është shfaqja e parë publike e zotit Erdogan pas një p...
Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kalu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...