
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, gjatë një takimi në Bruksel.
Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që po kryeson takimin Kurti-Vuçiç, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që "palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur".
"Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve", tha, mes tjerash, Borrell.
Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, tha se Serbia, për herë të parë, përmes një dokumenti zyrtar, pranoi t'i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara, në lidhje me çështjen e të zhdukurve.
Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se Deklarata ka disa të meta, përfshirë kohën e pasaktësuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit ishte pika e parë e rendit të ditës në takimin që po zhvillojnë Kurti dhe Vuçiç në Bruksel.
Pika e dytë ka të bëjë me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ekipi Menaxhues - i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë - paraqiti draft-statutin për formimin e këtij asociacioni.
Danijella Vujiçiç, nga ky ekip, tha se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj - nga prilli 2018 deri në gusht 2018.
"Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018", u tha Vujiçiç gazetarëve.
Bisedimet për këtë dokument janë duke vazhduar në Bruksel.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se një draft i statutit të Asociacionit do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiçit, të bëhet bazë e negociatave”.

Përpara takimit në Bruksel, Vuçiç shkroi në Instagram se “do të jetë vështirë”.
“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, tha ai, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.
“Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç.
Kurti, përpara takimit, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Një ditë më herët, ai foli edhe me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili shprehu pritjet e SHBA-së për një takim konstruktiv mes Kurtit dhe Vuçiçit, si dhe për përparim në bisedime, sidomos për çështjen e Asociacionit.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.
Serbia ka këmbëngulur vazhdimisht në kompetenca më të gjera për të, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta minonin funksionalitetin e shtetit.
Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e një marrëveshjeje të re që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kjo marrëveshje, e njohur më herët si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin.
Ajo nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon prej tyre që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Deri më tash, pikë e përmbushur e marrëveshjes është vetëm themelimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes./ REL
Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë në Afganistan për t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Khader Adnan, udhëheqës i grupit militant Xhihadit Islamik...
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se mbi 800.000 njerëz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Qeveria australiane do të ndalojë cigaret elektronike ...
Të paktën 108 oficerë policie janë plagosur në Francë ...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se tani vlerëson se vetë...
Një anije transporti e marinës së Shteteve të Ba...
Kur bëhet fjalë për ndikimin që mediat kanë tek demokracia...
Rusia lëshoi 18 raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës të h...
Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bis...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Paris ku tre perso...
Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se f...
Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që t’i hapin d...
Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ek...
Një rrjedhje gazi vrau 11 njerëz në Indi të dielën, në aks...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Dam...
Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...