Hamasi do të kthejë trupat e 4 pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve
Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katë...

Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e Serbisë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e quajti vendimin “të turpshëm, të paligjshëm dhe jodemokratik”, dhe tha se ai ka për qëllim “shkatërrimin e Republikës Sërpska dhe rrënimin e pozicionit të popullit serb”.
“Po shkojmë në Banja Llukë për t’i dhënë mbështetje popullit tonë, për të ndikuar që të gjitha vendimet që merren në fund të çojnë në qetësimin e situatës, në uljen e tensioneve,” tha Vuçiq në një video të publikuar në Instagram.
Ai përsëriti pretendimin e tij se në Serbi janë duke u bërë “përpjekjet më të ndyra për një revolucion të orkestruar”.
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e dënoi sot Dodikun me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, u liruar nga të gjitha akuzat.
Të dy ishin të akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e kritikoi vendimin duke thënë se kjo është “kriza më e madhe që nga përfundimi i luftës” dhe rezultat i “sulmit të përgjithshëm të Sarajevës dhe disa fuqive perëndimore ndaj RS-së”.
Pak pas marrjes së vendimit për Dodikun, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte thirrur seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.
as mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, Daçiq tha se ky organ, me propozim të Vuçiqit, miratoi njëzëri shtatë përfundime, ku, ndër të tjera, dënon vendimin e gjykatës si “jodemokratik dhe të paligjshëm” dhe bën thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për ndalimin e “shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit” të krijuar nga ky dokument.
“Këshilli bëri thirrje për qetësi në reagime, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin në të cilin ndodhemi, për unitet dhe bashkim të gjithë popullit tonë dhe të të gjitha partive politike në Serbi dhe RS. Kishte edhe përfundime të tjera që nuk do t'i përmend, por u shpreh shqetësim i madh për këtë situatë", tha Daçiq, i cili është edhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai shtoi se në seancë u vlerësua se vendimi kundër presidentit të RS-së është “i drejtuar kundër interesave jetike të popullit serb” dhe se “ndërhyrja e të huajve” ka çuar në krizën aktuale.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithëve u është bërë e qartë se Serbia, RS-ja dhe populli serb në tërësi ndodhen në një situatë të vështirë”, tha Daçiq.
Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, e quajtin dënimin si “sulm ndaj serbëve dhe Serbisë”.
Vulin tha se në Serbi aktualisht po tentohet “shkaktimi i një revolucioni me ngjyra dhe destabilizimi i Republikës së Serbisë nga shërbimet perëndimore të inteligjencës” dhe se vendimi ndaj Dodikut është pjesë e “përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit”.
Ai shtoi se Serbia dhe presidenti serb Vuçiq “do t’i mbrojnë serbët kudo që jetojnë dhe nuk do të lejojnë rrënimin e Republikës Sërpska”.
Nëse aktgjykimi në të njëjtën formë bëhet i formës së prerë, Dodik, përveçse pushon së qeni president i RS-së, sipas Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës, humb edhe të drejtën për të ushtruar çfarëdo funksioni publik në Bosnjë dhe Hercegovinë për një periudhë prej gjashtë vjetësh./ REL
Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katë...
Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesm...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë polit...
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha sot se nuk ka ende gara...
Presidenti Donald Trump do të mbajë sot mbledhjen e tij të...
Një gjykatë boshnjake ka dënuar liderin serb të Bosnjës, M...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua me ministrin sau...
Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiç-i thotë ...
Ukraina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për kushtet e një mar...
Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim ...
Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh ki...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për ...
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar s...
Një sondazh i ri nga Harvard CAPS-Harris zbulon se shumica...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se shpres...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se re...
Presidenti Donald Trump zhvilloi dje takimin me presidenti...
Policia e Kosovës arrestoi sot 6 persona të dyshuar për su...
Pas miratimit të një rezolute miqësore ndaj Moskës lidhur ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...