Shkup, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për ...

Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh kinez nën dyshimet se ka dëmtuar një kabllo komunikimi nën det, incidenti i fundit që po përshkallëzon tensionet ndërmjet Taipeit dhe Pekinit.
Roja detare e Tajvanit interceptoi anijen për transportin e mallrave, me flamurin e Togos, në ujërat ndërmjet bregut perëndimor të ishullit dhe ishujve Penghu të martën në mëngjes, sipas një deklarate të rojës detare.
Kompania e telekomunikimit Chunghwa Telecom e kishte njoftuar më herët rojën detare se njëri prej kabllove të tij nën det, që gjendej rreth 11 kilometra nga porti Jianghun, ishte dëmtuar.
Anija po qëndronte në atë vend që nga mbrëmja e së shtunës, sipas rojës detare. Nga e shtuna deri të martën në orët e hershme, autoritetet në portin Anping thanë se i kanë dërguar sinjale shtatë herë anijes por se nuk morën përgjigje. Pas njoftimit të Chunghwa Telecom për dëmtimin e kabllos, roja detare iu afrua anijes, e cila kishte filluar të lundronte në drejtim të veriperëndimit dhe e ka përcjell atë deri në portin Anping.
Autoritetet tajvaneze thanë se i tërë ekuipazhi tetë anëtarë i anijes ishin shtetas kinezë dhe se rasti po hetohej “në përputhje me parimet e sigurisë kombëtare”.
“Shkaktari i dëmtimit të kabllos, nëse është sabotim i qëllimshëm apo thjesht një aksident, ende nuk është përcaktuar nga hetimet” sipas rojës detare.
“Mundësia që kjo të jetë një ndërhyrje e Kinës nuk mund të përjashtohet”, shtuan ata.
Komunikimi ndërmjet ishujve Penghu nuk u ndërpre ngaqë Chunghwa Telecom me sukses aktivizoi një kabllo rezervë, sipas rojës detare.
Ky është incidenti i fundit në një mori incidentesh në vitet e fundit gjatë të cilave kabllot tajvaneze nën det ishin dëmtuar. Në disa raste, Taipei akuzon Kinën se qëndron prapa tyre. Në fillim të këtij viti, një anije kineze për transportin e mallrave dyshohet se dëmtoi lidhjen në verilindje të ishullit.
Taipei druhet që Kina mund të dëmtojë kabllot nën det të komunikimi si pjesë të përpjekjeve të saj për të bllokuar apo për të marrë kontrollin mbi ishullin, për të cilin Pekini pretendon se i takon.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se nuk kanë informacione për këtë çështje dhe se nuk kanë të bëjnë me diplomacinë./ VOA
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për ...
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar s...
Një sondazh i ri nga Harvard CAPS-Harris zbulon se shumica...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se shpres...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se re...
Presidenti Donald Trump zhvilloi dje takimin me presidenti...
Policia e Kosovës arrestoi sot 6 persona të dyshuar për su...
Pas miratimit të një rezolute miqësore ndaj Moskës lidhur ...
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë...
Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për b...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në Shtëpin...
Një numër i madh liderësh nga Evropa dhe Kanadaja ishin në...
Një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tje...
Pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë/ Kush ësh...
Vatikani ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen e Papa Franç...
Në Gjermani tashmë janë shpallur rezultatet për të 299 zon...
Administrata Trump e çoi shpërbërjen e shpejtë të Agjencis...
24 shkurti 2025 shënon vitin e tretë që nga nisja e luftës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ështe g...
Në Gjermani tashmë janë shpallur rezultatet për të 299 zon...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...