Vdes Frank Wisner, ish-përfaqësuesi i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës
Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për b...

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës, teksa Uashingtoni ka shtyrë përpara një rezolutë të veten në të cilën nuk përmendej faji i Rusisë për luftën që ka nisur tri vjet më parë.
Rezoluta e mbështetur nga shtetet evropiane mori 93 vota për, 18 kundër dhe 65 abstenime.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina votuan në favor të Rezolutës.
Teksti i rezolutës kritikon ashpër Rusinë dhe vë në pah integritetin territorial të Ukrainës dhe paprekshmërinë e kufijve të saj.
Uashingtoni hartoi një rezolutë rivale, në mes të intensifikimit të mospajtimeve mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, e kishte cilësuar rezolutën e SHBA-së si “hap në drejtimin e duhur”, teksa dy shtetet së fundi kanë ndërmarrë hapa për të rivendosur raportet.
Por, aleatja e Uashingtonit, Franca, prezantoi amendamente në tekstin e rezolutës së SHBA-së, duke i thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Parisi së bashku me shtetet evropiane dhe Britaninë, nuk do “të jenë në gjendje ta mbështesin atë në formën aktuale”.
Këto shtete, që mbështesin Ukrainën, prezantuan formulime të reja në tekstin e SHBA-së, duke thënë se “pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës” u krye nga Rusia.
Hungaria, kryeministri i së cilës Viktor Orban, është parë si një nga liderët më pro presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë, votoi kundër amendamenteve.
Amendamentet po ashtu konfirmuan përkushtimin për “integritetin territorial” të Ukrainës, fjalë që nuk ishin në tekstin e SHBA-së.
Propozimi amerikan u ndryshua aq shumë, saqë në fund Uashingtoni e abstenoi tekstin.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë ligjërisht të obligueshme, por konsiderohen si indikator për opinionin e botës.
Paprekshmëria e integritetit territorial të Ukrainës ishte në epiqendër të rezolutave të miratuara më herët në OKB, teksa SHBA-ja i ishte mbështetur ato.
“Përpjekjet për të shtuar këtë gjuhë e heq vëmendjen nga ajo që po përpiqemi të arrijmë me këtë rezolutë që ka një perspektivë të orientuar nga e ardhmja”, tha e dërguara e Uashingtonit në OKB, Dorothy Shea, para votimit.
Pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme, Uashingtoni pritet të dërgojë në Këshillin e Sigurimit më vonë gjatë së hënës rezolutën e tij, teksa një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar se SHBA-ja do të vendosë veto nëse shtetet evropiane apo Rusia synojnë ta ndryshojnë tekstin.
Sipas mekanizmave në OKB, Uashingtoni nuk mund të vendoste veto ndaj amendamenteve në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndërkaq, një rezolutë në Këshill të Sigurimit duhet të marrë të paktën nëntë vota për nga 15 anëtarët e Këshillit dhe të mos marrë asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm.
Edhe nëse shtetet e Bashkimit Evropian në Këshill, që janë Franca, Sllovenia, Danimarka, Greqia si dhe Britania, do të abstenonin gjatë votimit, rezoluta e SHBA-së do të kalonte./ Rel
Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për b...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në Shtëpin...
Një numër i madh liderësh nga Evropa dhe Kanadaja ishin në...
Një rezolutë e hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tje...
Pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë/ Kush ësh...
Vatikani ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen e Papa Franç...
Në Gjermani tashmë janë shpallur rezultatet për të 299 zon...
Administrata Trump e çoi shpërbërjen e shpejtë të Agjencis...
24 shkurti 2025 shënon vitin e tretë që nga nisja e luftës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ështe g...
Në Gjermani tashmë janë shpallur rezultatet për të 299 zon...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka uruar kan...
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më...
Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një reag...
Qendrat e votimit në Gjermani janë mbyllur në orën 18:00 ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se është i gat...
Fushata elektorale në Gjermani ishte e shkurtër, por e ash...
Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar p...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...