Me flamuj kuqezi dhe pankarta/ Protestë para ambasadës shqiptare në Kopenhagen
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...

Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për, mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.
“Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, është thënë në një reagim të Ambasadës në "X".
Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur të premten katër objekte të Qendrës për punë sociale - të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb - për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
Policia e Kosovës ka thënë përmes një deklarate se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj Qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për "shkelje të vullnetit të votuesve".
Sipas komunikatës, këta zyrtarë të institucioneve paralele dhe ilegale dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.
Edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të mos i mbyllë këto struktura dhe që për statusin e tyre të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti fitoi më së shumti vota, ndërsa në mesin e komunitetit serb, Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi, fitoi bindshëm.
Më 21 shkurt, Lista Serbe ka reaguar ndaj bastisjeve në objektet e këtyre Qendrave, duke pretenduar se kryeministri Kurti po i shfrytëzon ditët e fundit për të sulmuar edhe një herë gjithçka serbe.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se punonjësit e këtyre Qendrave nuk do të mbeten pa paga, ashtu siç asnjë përfitues i ndihmave sociale nuk do të mbetet pa përfitimet që ua paguan atyre shteti i Serbisë.
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t'iu japë paga.
Më 18 shkurt, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.
Edhe Nathalie Loiseau, shefe e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, pati thënë më 11 shkurt se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë./REL
Gjermania voton sot në zgjedhjet e parakohshme që po mbahe...
Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga polici...
Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin f...
Zyra e shtypit e Vatikanit ka dhënë një njoftim mbi gjendj...
Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve pë...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shtetev...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfundu...
Dan Caine mund të mos ketë qenë në radarin e Uashingtonit ...
Mesazhet e afërsisë dhe të dashurisë vazhdojnë të mbërrijn...
Një gjykatë federale hapi sot rrugën për administratën Tru...
Donald Trump tha sot se presidenti i Francës, Emmanuel Mac...
Ka kaluar një muaj që nga dita kur Donald Trump mori detyr...
Ekipi mjekësor i Vatikanit njoftoi sot se Papa Françesku “...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se ai nuk mend...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance foli në Konferencën ...
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka ...
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pan...
Presidenti Donald J. Trump mori detyrën vetëm një muaj më ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar dje ...
Të dielën, më 23 shkurt, gjermanët do të thirren në kutitë...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...