"Kërcet" arma në Sarandë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë prej të gjitha vendvotimeve në Kosovë, si dhe ka përfunduar verifikimin e votave për subjektet politike.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.
Me Ligjin e ri për zgjedhjet, votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar ndaras në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky proces ka nisur me vonesë, ndërsa organizatat për monitorim të zgjedhjeve e kanë kritikuar vetë KQZ-në se nuk është përgatitur mjaftueshëm mirë për procesin.
Në ditët në vijim pritet të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora. Pas publikimit të 99.96 për qind të rezultateve në faqen e KQZ-së, kryeministri aktual, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje – që ka garuar edhe për një mandat të dytë – ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt – 290.729 sosh.
Në mesin e pesë personave më të votuar në këtë parti, pas Kurtit, janë: Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – parti në pushtet – ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind të votave, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate me 7.46 për qind të votave, si dhe Lista Serbe me 4.60 për qind të votave.
Pesë personat më të votuar nga radhët e PDK-së janë: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vora Çitaku dhe Sala Jashari. Në pesëshen e LDK-së, renditja është kjo: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica - Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti. Në koalicionin mes AAK-së dhe Nismës, pesë figurat më të votuara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha dhe Time Kadriaj.
Sa i përket Listës Serbe, në krye të listës është Branisllav Nikoliq, më pas, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Sllavko Simiq dhe Igor Simiq. Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, është renditur i shtati për nga numri i votave të fituara.
Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës. Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re, ndonëse me rezultatet aktuale, ajo nuk i ka 61 deputetë për miratim të kabinetit të ri qeveritar. Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.
Partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku. Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë./ REL
Dan Caine mund të mos ketë qenë në radarin e Uashingtonit ...
Mesazhet e afërsisë dhe të dashurisë vazhdojnë të mbërrijn...
Një gjykatë federale hapi sot rrugën për administratën Tru...
Donald Trump tha sot se presidenti i Francës, Emmanuel Mac...
Ka kaluar një muaj që nga dita kur Donald Trump mori detyr...
Ekipi mjekësor i Vatikanit njoftoi sot se Papa Françesku “...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se ai nuk mend...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance foli në Konferencën ...
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka ...
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pan...
Presidenti Donald J. Trump mori detyrën vetëm një muaj më ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar dje ...
Të dielën, më 23 shkurt, gjermanët do të thirren në kutitë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me p...
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 36-vjetorin e grev...
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgj...
Tre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel Avi...
Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatë...
I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për konflik...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...