Për rreth një muaj çdo ditë në shesh/ Mbahet protesta e 28-të kundër qeverisë
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit më 21 shkurt, duke përmendur që ata kanë plotësuar kriterin për modifikim të dënimit, meqë i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit me burgim.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka marrë vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit më 21 shkurt, duke përmendur që ata kanë plotësuar kriterin për modifikim të dënimit, meqë i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit me burgim.
Më 4 shkurt të këtij viti, Januzi dhe Bahtijari janë dënuar me nga dy vjet burgim, duke u shpallur fajtorë për pengim të drejtësisë, më konkretisht frikësim të dëshmitarëve. Në dënim u është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Të dy janë arrestuar më 5 tetor 2023.
Gjykata Speciale – institucion që funksionon sipas ligjeve të Kosovës, por selinë e ka në Hagë të Holandës – e ka marrë këtë vendim pas një marrëveshjeje të fajësisë që ka arritur Prokuroria e Specializuar me të akuzuarit.
Në vendimin për dënimin e këtyre dy personave nuk është bërë e ditur se për cilët dëshmitarë bëhet fjalë, apo për cilin rast gjyqësor.
“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Më 6 dhjetor të vitit 2024, Thaçit i është konfirmuar edhe një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor.
Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut.
Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Deri më tani kjo Gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të administrimit të drejtësisë./Rel
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pan...
Presidenti Donald J. Trump mori detyrën vetëm një muaj më ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar dje ...
Të dielën, më 23 shkurt, gjermanët do të thirren në kutitë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me p...
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 36-vjetorin e grev...
Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgj...
Tre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel Avi...
Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatë...
I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për konflik...
Senati amerikan votoi për të konfirmuar detyrën e re të Ka...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij k...
Shënohen në fund të këtij muaji plot dy vite nga aksidenti...
Një nga premtimet e para të Presidentit Trump që kur ai mo...
Në Kosovë, kanë dalë këto rezultatet ku përfshihen të dhën...
Viti 2025 ka nisur me rritje çmimesh për qytetarët e Kosov...
Presidenti Donald Trump i dha Presidentit të Ukrainës Volo...
Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë...
Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dh...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...