Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme/ Çfarë deklaroi Vuçiç në tubimin e partisë së tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...

Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kursimesh të mundshme, prej 50 miliardë dollarësh, nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026. Kjo shumë, tha Pentagoni, do të shfrytëzohet për të vënë në jetë përparësitë e Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare.
Shqyrtimi i buxhetit mund të shënojë fillimin e përpjekjeve të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vënë në jetë planet për më shumë investime në Azi-Paqësor dhe për t’i dhënë përparësi sigurimit të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe reforma të tjera.
Mbetet e paqartë se si kjo përpjekje do të përputhet me nismën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, që drejtohet nga Elon Musk, për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Një ekip i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE, ndërkohë ka filluar punën në Pentagon, ndërsa punonjësit civilë po përballen me shkurtime të vendeve të punës.
Nënsekretari i Mbrojtjes në detyrë, Robert Salesses, tha se ushtria do të hartojë një listë të kursimeve të mundshme pas shqyrtimit të buxhetit të hartuar nga administrata e mëparshme e Presidentit Joe Biden.
“Synohet për kursime deri në 8% të buxhetit të hartuar nga administrata e Presidentit Biden për vitin fiskal 2026, rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shfrytëzohet në përputhje me përparësitë e Presidentit Trump”, tha zoti Salesses.
Më herët, agjencia e lajmeve "Reuters" njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u kishte kërkuar të gjitha degëve të Pentagonit që të propozonin shkurtime që arrinin nivelin prej 8% të buxhetit në fjalë, sipas zyrtarëve amerikanë.
Nga shkurtimet bëhen përjashtime të shumta, mes tyre Komanda e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin, financimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe mbrojtja ajrore dhe sistemet autonome, tha një nga zyrtarët.
Komandat ushtarake që mbikëqyrin operacionet në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk përjashtohen nga shkurtimet. Buxheti vjetor i Pentagonit është afërsisht 1 trilion dollarë në vit. Në dhjetor, Presidenti Joe Biden nënshkroi një ligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator.
Sekretari Hegseth është shprehur publikisht se përparësia e Pentagonit është te siguria kufitare e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet që paraqet Kina. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më të përqendruara kryesisht te siguria në Europë.
Ndërsa ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë fillon shqyrtimin e të dhënave financiare të Pentagonit, disa punonjës civilë të ushtrisë thanë se kanë filluar të marrin e-maile ku thuhet se mund të pushohen nga puna meqenëse ishin punësuar më pak se një vit më parë.
Udhëheqës nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe joefikasitetin në Departamentin e Mbrojtjes. Por demokratët dhe sindikatat e punonjësve civilë kanë thënë se zotit Musk i mungon ekspertiza e duhur për të ristrukturuar Pentagonin. Ata aludojnë se përpjekjet e ekipit të tij rrezikojnë të ekspozojnë programe të fshehta.
Përpjekjet për të anuluar programe të mbrojtjes mund të shkaktojnë kundërshtime mes ligjvënësve, të cilët do të përpiqen të mbrojnë shpenzimet në zonat e tyre zgjedhore./ Reuters
Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe lideri i opozitës, Fri...
Një gazetare britanike që jeton në Brazil është zhdukur në...
Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 sh...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një postimin në ‘Tru...
Këtë të diel, më 23 shkurt, Gjermania do të mbajë zgjedhje...
Presidenti amerikan Donald Trump e quati presidentin e Uk...
Qindra gjoba janë vendosur vetëm gjatë ditës së djeshme në...
Presidenti Trump kritikoi ashpër presidentin ukrainas Volo...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka shkuar në polik...
Në një draft-raport vjetor për situatën në Kosovë dhe përp...
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, aktualis...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe sipërmarrësi Elon Mus...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot në ...
Gjermania do të zhvillojë këtë të diel zgjedhjet. Katër ka...
Shumë turistë vendosin se ku të hanë ose të qëndrojnë pasi...
Olaf Scholz rikandidon për SPD-në në zgjedhjet 2025, p...
Zgjedhja nga administrata Trump e Arabisë Saudite si vend ...
Deri më tani janë numëruar rreth 78 për qind të votave për...
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe rusë përfunduan bisedimet e t...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në CITIC Tower (China ...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...