Takimet diplomatike/ Pse u zgjodh Arabia Saudite për bisedimet mbi Ukrainën
Zgjedhja nga administrata Trump e Arabisë Saudite si vend ...

Olaf Scholz rikandidon për SPD-në në zgjedhjet 2025, pavarësisht rezultateteve të dobëta në sondazhe.
Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati Olaf Scholz u pyet në një intervistë për gazetën berlineze "Tagesspiegel" se çfarë shpresonte të shkruhej për të në librat e historisë. Përgjigjja e shkurtër dhe e thatë e 66-vjeçarit: "Mendoj se duhet të kemi kujdes nga politikanët që e mendojnë këtë para ose gjatë mandatit të tyre."
Ndoshta, tani ai po reflekton disi më shumë. Koalicioni i tij qeverisës, i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, u shpërbërë para kohe. Nëse SPD-ja i humb zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025 dhe CDU-ja merr përgjegjësinë mbi kancelarinë, atëherë Scholz do të bëhet kancelari socialdemokrat me mandatin më të shkurtër në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Por Olaf Scholz është i vendosur për fitore – me të njëjtën këmbëngulje që kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Atëherë, ashtu si tani, në sondazhe SPD-japërkrahej vetëm nga 15% e elektoratit, (me luhatje të vogla në sondazhe, shën. red.) dhe Scholzin e tallnin për optimizmin e tij stoik. Por disa gabime të CDU-së i dhanë avantazh dhe socialdemokratët dolën fitues me 25.7% të votave.
Scholz është përballur me shumë situata të vështira dhe kritike në karrierën e tij politike, por si kancelar ka pasur më shumë sfida njëkohësisht se çdo kancelar tjetër para tij. Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, Rusia pushtoi Ukrainën.
Që atëherë, pyetja ka qenë si mund ta mbështesë Gjermania Ukrainën ushtarakisht pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Scholz e ka trajtuar këtë çështje me kujdes, por shpesh është akuzuar për hezitim. Ai vetë e quan këtë qasje "maturi". Lufta ka sjellë pasoja: krizë energjetike, inflacion, rënie ekonomike, konflikte për politikën e azilit në BE dhe rritjen e paprecedentë të ekstremit të djathtë.
Koalicioni tripartiak i qendrës së majtë mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së ishte një aleancë plot kontradikta. I formuar nga domosdoshmëria për të siguruar një shumicë parlamentare, ky bashkim mes dy partive të majta dhe një partie ekonomike liberale nuk mundi të funksiononte gjatë. Konfliktet e vazhdueshme e bënë këtë qeveri më të papëlqyerën në historinë e Republikës Federale.
Por Scholz nuk u ndikua nga kjo. Ai nuk e la veten të shqetësohej nga humbja e besimit të publikut dhe nuk reagoi ndaj popullaritetit të tij të ulët. Motoja e tij: të dëgjojë sondazhet, por të mos komentojë mbi to dhe të mos ndryshojë politikën në varësi të tyre. Ai gjithmonë përsëriste: gjithçka është e mundur.
Për Scholz, posti i kancelarit federal është kulmimi i një karriere politike që ka nisur dekada më parë. Ai u bë aktiv në rininë socialdemokrate (Juso), ku mbështeste ide socialiste radikale dhe kritike ndaj kapitalizmit. Pasi u anëtarësua në SPD si student në vitin 1975, ai punoi për shumë vite si avokat i specializuar në të drejtën e punës në Hamburg, duke mësuar nga afër mekanizmat e ekonomisë dhe biznesit privat. Kjo eksperiencë e formësoi qasjen e tij pragmatike në politikë.
Rrugëtimin në administratën publike e nisi si senator për punët e brendshme në Hamburg, për të vijuar më pas si ministër federal i Punës në koalicionin e parë të madh nën kancelaren kristiandemokrate, Angela Merkel, dhe më pas si kryebashkiak i qytet-shtetit të Hamburgut. Në vitin 2018, u kthye në Berlin si ministër i Financave dhe zëvendëskancelar në qeverinë e kancelares Merkel.
Një nga nofkat që e ka ndjekur Scholzin gjatë gjithë karrierës së tij është "Scholzomat", një kombinim i fjalëve "Scholz" dhe "automat". Kjo fjalë u krijua nga gazeta e përjavshme "Die Zeit", gjatë kohës që ai ishte sekretar i përgjithshëm i SPD-së (2002-2004), për të përshkruar mënyrën e tij të komunikimit: teknik, burokratik dhe i ftohtë, si një makinë që përsërit të njëjtat mesazhe politike.
Ky imazh prej burokrati të mërzitshëm dhe pa karizëm e ndoqi për vite. Vetë Scholz e konsideron veten një pragmatist të përqendruar te puna, i cili flet aq sa është e nevojshme.
Vetëm vonë ai e kuptoi, se politika kërkon edhe aftësi për të komunikuar dhe për të ndërtuar një imazh personal. Gjatë garës për kreun e SPD-së në vitin 2019, ai tentoi ta ndryshonte këtë imazh: u tregua më emocional, më i afrueshëm dhe më i buzëqeshur. Por, sërish, nuk e fitoi besimin e partisë. SPD-ja kërkonte një lider më të majtë dhe zgjodhi një dyshe tjetër në krye.
Edhe këtë humbje Scholz e përballoi me gjakftohtësi. Ai vijoi punën si ministër i Financave dhe nuk ndërhyri në udhëheqjen e re të partisë, duke pritur momentin e tij. Në fund, SPD-ja e emëroi si kandidat për kancelar, duke e ditur se asnjë prej drejtuesve të saj nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të sfiduar CDU-në.
Gjatë pandemisë COVID-19, Scholz u tregua i shpejtë në sigurimin e kredive dhe ndihmave financiare, duke u bërë një figurë kyçe në krizë.Ai përdorte fraza të shkurtra dhe të qarta si "Wumms" dhe "Doppel-Wumms", që nënkupton aksione me goditje të përqendruara, ose dyfish të përqendruara, duke i siguruar atij një imazh të një lideri që vepron shpejt.
Edhe si kancelar, Scholz vazhdoi të ishte i rezervuar dhe i heshtur, duke mos kuptuar se komunikimi është një pjesë thelbësore e këtij posti. Heshtja e tij në momente kyçe dhe mungesa e qartësisë në fjalimet e tij bënë që popullariteti i tij të bjerë.
Në SPD, disa menduan se partia do të kishte më shumë shanse nëse kandidati për kancelar do të bëhej ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai është politikani më i pëlqyer në sondazhe. Por në nëntor 2024, Pistorius deklaroi hapur se mbështet Scholzin, duke u dhënë fund spekulimeve.
A do ta ndihmojë kjo Scholzin të sigurojë një mandat të dytë? Kjo mbetet për t'u parë në zgjedhjet e 23 shkurtit 2025./ DW
Zgjedhja nga administrata Trump e Arabisë Saudite si vend ...
Deri më tani janë numëruar rreth 78 për qind të votave për...
Zyrtarët e lartë amerikanë dhe rusë përfunduan bisedimet e t...
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë të Vatikanit dha sot pë...
Një burrë 39-vjeçar është burgosur për dërgimin e emaileve...
Monumenti historik ‘NEWBORN’ në Kosovë ka një pamje të re....
Mijëra turstë janë dyndur për të parë shpërthimet e vullka...
Elon Musk është një nga ndërmjetësit më me ndikim dhe më t...
Ndalimi i abortit në Shtetet e Bashkuara po thellon pabara...
Vijojnë tërmetet në ishujt grekë në detin e Egjeut, ku vet...
Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evr...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi sot me ministrin...
SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Sau...
Shumë kohë përpara se të bënte fushata për presidencën e S...
Tabelat e reja të vendosura në autostradën Shkup-Tetovë ja...
Kryeministri i Polonisë, shtet që mban edhe presidencën ak...
Presidenti amerikan Donald Trump foli sot për planet e tij...
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve a...
Fundjavë e vështirë ka qenë kjo që lamë pas për banorët në...
Kosova feston sot Pavarësinë. Izraeli ka uruar Kosovën për...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...