Bisedë telefonike Rubio-Lavrov/ Dakordësim për çështje të paqes dhe diplomacisë
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi sot me ministrin...

Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime të ndara me krerët e partive politike shqiptare në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Theksova se shumica e popullit në Kosovë aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat në mënyrë që të arrihet kjo”, shkroi ai në "X", pas takimeve me krerët partiakë.
Lidhur me takimin me ambasadorin Orav, Kryeministria tha se Kurti ka biseduar me zyrtarin evropian për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.
“Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli”, u tha në njoftimin për media.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot, dhe atë Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
“PDK-ja e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe i qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, shkroi Krasniqi në "Facebook", pas takimit me ambasadorin francez.
Ndërkaq, LDK-ja tha se Abdixhiku dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Orav, diskutuan për qëndrimet e këtij subjekti sa i përket procesit zgjedhor.
“Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK-ja e respekton plotësisht vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër”, u tha në njoftimin e LDK-së.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për partneritetin mes dy shteteve.
“Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ky partneritet i fuqishëm përbën garancinë më të mirë për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”, shkroi Haradinaj në "Facebook", pas takimit me Prattipatin.
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, sipas rezultateve preliminare, LVV-ja ka dalë e para me 40.84 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.5 për qind, LDK-ja me 17.67 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.45 për qind.
Asnjëra parti nuk i ka siguruar votat e nevojshme për të formuar qeverinë – pasi nevojiten votat e 61 deputetëve në Kuvendin prej 120 ulësesh – prandaj njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me turbulenca politike në ditët dhe javët në vijim.
Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë thënë se preferojnë të bashkëpunojnë me partitë që aktualisht janë në opozitë për të formuar Ekzekutivin e ri, ndërkaq LDK-ja ka thënë se pret numërimin përfundimtar të votave për të ofruar qëndrimet e veta politike.
Aktualisht janë duke u numëruar votat për kandidatët për deputetë, ndërkaq më pas pritet të numërohen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga disapora./ REL
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi sot me ministrin...
SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Sau...
Shumë kohë përpara se të bënte fushata për presidencën e S...
Tabelat e reja të vendosura në autostradën Shkup-Tetovë ja...
Kryeministri i Polonisë, shtet që mban edhe presidencën ak...
Presidenti amerikan Donald Trump foli sot për planet e tij...
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve a...
Fundjavë e vështirë ka qenë kjo që lamë pas për banorët në...
Kosova feston sot Pavarësinë. Izraeli ka uruar Kosovën për...
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të viti...
Sekretari amerkan i Shtetit, Marco Rubio po zhvillon takim...
Ky 17-të vjetor i Pavarësisë së Kosovës e gjetur Prishtinë...
Ish-i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dial...
Magazinat e zbrazëta dhe rendimentet e dobëta të kulturave...
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, diskutoi në Izrael me...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se ...
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me anë të...
Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit g...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...