Përmbytjet në Kentaki shkaktojnë disa viktima
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në...

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se në ditët e ardhshme do të përcaktohet se sa serioz është presidenti rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë nisen për në Arabinë Saudite për takime me zyrtarët rusë.
Kryediplomati i Amerikës hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet evropiane se janë përjashtuar nga bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë në një intervistë me CBS se procesi i negociatave është ende në fazat paraprake.
Më herët të dielën, agjencia Reuters njoftoi se zyrtarët amerikanë u kishin dorëzuar zyrtarëve evropianë një pyetësor ku ndër të tjera kërkonin të dinin ndër të tjera, se me sa trupa mund të kontribuonin për zbatimin e një marrëveshjeje paqeje.
Por asnjë aleat evropian nuk ishte ftuar në Arabinë Saudite, ku zyrtarët rusë dhe amerikanë pritet të nisin bisedimet në fillim të javës lidhur me rrugët për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Presidenti Trump bisdeoi me Vladimir Putinin javën e kaluar dhe Vladimir Putin u shpreh i interesuar për paqen, ndërsa presidenti shprehu dëshirën e tij që t’i jepet fund konfliktit në një mënyrë të qëndrueshme dhe që ruan sovranitetin ukrainas”, tha zoti Rubio në një intervistë për televizionin CBS.
"Natyrisht kjo duhet të pasohet me veprime konkrete, kështu që javët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse është diçka serioze apo jo. Në fund të fundit, një telefonatë nuk sjell paqen", tha ai.
I dërguari amerikane për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, do të nisen për në Arabinë Saudite të dielën në mbrëmje, tha zoti Witkoff në një intervistë për Fox News më herët gjatë ditës. Sekretari Rubio tha se ai ishte planifikuar gjithsesi të shkonte në Arabinë Saudite për shkak të një udhëtimi zyrtar në rajon. Përbërja e delegacionit rus ende nuk është finalizuar, tha zoti Rubio.
A DO TË KETË ROL EVROPA NË BISEDIMET E PAQES?
Sekretari Rubio dhe këshilltari Witkoff hodhën poshtë shqetësimet se Ukraina dhe udhëheqësit evropianë nuk do të kenë rol në negociatat e paqes, pavarësisht se i dërguari i zotit Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi pikërisht një gjë të tillë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Zoti Witkoff tha në intervistën për Fox News se zyrtarët ukrainas kishin takuar disa zyrtarë amerikanë gjatë konferencës, ndërsa Presidenti Trump kishte biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar.
Zoti Rubio tha se ukrainasit dhe evropianët e tjerë do të jenë të përfshirë në çdo proces kuptimplotë negociatash.
“Nëse rezulton të jenë negociata reale dhe nuk jemi ende në atë pikë – por nëse kjo do të ndodhë, Ukraina do të duhet të jetë e përfshirë sepse ata janë ata që u pushtuan (nga Rusia) dhe evropianët do të duhet të përfshihen sepse kanë sanksione ndaj Putinit dhe Rusisë. Thjesht nuk jemi ende në atë pikë”, tha zoti Rubio.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë të hënën një takim urgjent të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, në përpjekje për një përgjigje konkrete për qasjen e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj konfliktit.
Shqetësimi kryesor i tyre është se mund të humbin sigurinë se mund tp mbështeten tek mbrojtja ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe se zoti Trump mund të arrijë një marrëveshje paqeje për Ukrainën me presidentin rus, me lëshime në kurris të Kievit dhe që mund të cenojë sigurinë më të gjerë kontinentale evropiane.
I pyetur nëse kishte diskutuar për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjatë një telefonate të shtunën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Rubio nuk pranoi ta konfirmonte një gjë të tillë, duke thënë thjesht se ata "nuk hynë në detaje".
Pas telefonatës, Moska tha se të dy kryediplomatët kishin diskutuar për heqjen e "barrierave të njëanshme" të vendosura nga administrata e mëparshme amerikane në marrëdhëniet me Rusinë.
Zoti Rubio tha se ai kishte ngritur gjatë telefonatës çështjen e kushteve "të vështira" në të cilat funksionon ambasada amerikane në Moskë dhe kishte thënë se për të pasur përparim në arritjen e paqes në Ukrainë, si Rusia ashtu edhe SHBA-ja do të kenë nevojë për ambasada që funksionojnë siç duhet në vendet reciproke./ VOA
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me anë të...
Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit g...
Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dysh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t...
Liderët evropianë do të mblidhen javën e ardhshme në P...
Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashk...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person, i ...
Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presiden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po...
Protestat e studentëve vijojnë fuqishëm në Serbi. Studentë...
Pas Santorinit, një tjetër ishull në Greqi rrezikohet nga ...
Disa persona u arrestuan sot në Athinë, mes të cilëve edhe...
Mali Etna, me vullkanin më të lartë dhe më aktiv në Evropë...
Sistemi gjyqësor në Maqëdoninë e Veriut, me gjasa është dr...
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance u takua me presidentin...
Papa Françesku u shtrua në spital këtë të premte për anali...
Po mbahet në Gjermani Konferenca e 61-të e Sigurisë në Myn...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...