Trump do ta dërgojë një ekip në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t...

Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali 14-vjeçar dhe plagosjen e pesë njerëzve të tjerë një ditë më herët, ishte i nxitur nga “terrorizmi islamik”.
I dyshuari, një sirian 23-vjeçar, u arrestua pasi e kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha të dielën se ndjeu “zemërim ndaj sulmuesit islamist, i cili i theri me thikë njerëzit e pafajshëm këtu, në këtë qytet”.
Karner tha për gazetarë në Fillak se sulmuesi kishte lidhje me grupin Shteti Islamik dhe se ishte radikalizuar në internet brenda një kohë shumë të shkurtër.
Guvernatori i landit, Peter Kaiser, e falënderoi një burrë 42-vjeçar, i cili është sirian gjithashtu, për parandalimin e përkeqësimit të situatës pasi ai e ndali të dyshuarin gjatë sulmit.
"Kjo tregon se sa ngushtë mund të bashkohen e keqja terroriste dhe mirësia njerëzore brenda të së njëjtës kombësi", tha ai.
Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit. Në nëntor të vitit 2020, një burrë, i cili më parë kishte tentuar t’i bashkohej grupit Shteti Islamik, e kreu një sulm të përgjakshëm në Vjenë, i armatosur me pushkë automatike dhe jelek të rrejshëm shpërthyes, duke i vrarë katër njerëz, para se të qëllohej për vdekje nga policia.
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e quajti "të tmerrshëm" sulmin e së shtunës.
"Asnjë fjalë nuk mund ta zhbëjë vuajtjen, tmerrin dhe frikën. Bashkëndiejmë me familjen e viktimës së ndjerë dhe me familjet e të plagosurve", shkroi ai në X.
Komuniteti i Sirisë së Lirë në Austri u distancua nga sulmi dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
"Të gjithë ne u detyruam të largoheshim nga Siria, vendi ynë, sepse nuk ishim më të sigurt atje – askush nuk e la vendin e vet me dëshirë. Jemi mirënjohës që kemi gjetur strehim dhe mbrojtje në Austri", tha ky komunitet në një komunikatë në Facebook.
"Duam të theksojmë: Kushdo që shkakton përçarje dhe prish paqen e shoqërisë nuk përfaqëson sirianët që kanë kërkuar dhe kanë gjetur mbrojtje këtu" thuhet tutje në njoftim.
Fillaku, qytet i njohur turistik pranë kufijve me Italinë dhe Slloveninë, njihet për atmosferën e tij të qetë, e cila ndërthur traditat mesdhetare dhe alpine./REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t...
Liderët evropianë do të mblidhen javën e ardhshme në P...
Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashk...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person, i ...
Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presiden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po...
Protestat e studentëve vijojnë fuqishëm në Serbi. Studentë...
Pas Santorinit, një tjetër ishull në Greqi rrezikohet nga ...
Disa persona u arrestuan sot në Athinë, mes të cilëve edhe...
Mali Etna, me vullkanin më të lartë dhe më aktiv në Evropë...
Sistemi gjyqësor në Maqëdoninë e Veriut, me gjasa është dr...
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance u takua me presidentin...
Papa Françesku u shtrua në spital këtë të premte për anali...
Po mbahet në Gjermani Konferenca e 61-të e Sigurisë në Myn...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance në një fjalim të mba...
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë u përmbyllen me sukses. ...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance përdori fjalimin e t...
Sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve ...
Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të ri...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...