100 ditët e para si president i SHBA-së/ Çfarë premton të ndryshojë Donald Trump
100 ditët e para të një mandati presidencial morën një rën...

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën dhe se përfundimisht ai shpreson që të tria vendet mund të bien dakord të përgjysmojnë buxhetet e tyre masive të mbrojtjes.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u ankua për qindra miliarda dollarë që po investohen në ringritjen e kapaciteteve të vendit për parandalimin bërthamor dhe tha se shpreson të marrë angazhime nga vendet kundërshtare të Shteteve të Bashkuara për të shkurtuar shpenzimet e tyre.
“Nuk ka asnjë arsye që ne të prodhojmë armë të reja bërthamore, ne tashmë kemi kaq shumë”, tha Presidenti Trump. “Mund të shkatërrohet bota 50 herë, 100 herë. Dhe këtu ne po prodhojmë armë të reja bërthamore, dhe ata po prodhojnë armë bërthamore”.
"Të gjithë po shpenzojmë shumë para që mund t'i shpenzojmë për gjëra të tjera që janë në të vërtetë, shpresojmë shumë më produktive", tha Presidenti Trump.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mbajnë rezerva masive armësh që nga Lufta e Ftohtë, Presidenti Trump parashikoi se Kina do ta arrinte këtë kapacitet shkatërrimi bërthamor "brenda pesë ose gjashtë viteve".
Ai tha se nëse armët do të përdoreshin ndonjëherë, "kjo do të sillte ndoshta zhdukje të plotë".
Presidenti Trump tha se do të shqyrtonte mundësinë e angazhimit në bisedime bërthamore me këto dy vende, sapo të "rregullojmë gjithçka" në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
“Një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin Xi të Kinës, Presidentin Putin të Rusisë. Dhe dua të them, 'le ta përgjysmojmë buxhetin tonë ushtarak.' Dhe mund ta bëjmë këtë. Dhe unë mendoj se do të jemi në gjendje ta realizojmë”.
Presidenti Trump në mandatin e tij të parë u përpoq pa sukses ta bënte Kinën pjesë të bisedimeve për reduktimin e armëve bërthamore, kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po negocionin zgjatjen e një pakti të njohur si Marrëveshja e re START. Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në traktat gjatë administratës së ish-Presidentit Biden, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vazhduan me programe masive për të zgjatur jetëgjatësinë e arsenaleve të tyre bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë, ose për t’i zëvendësuar ato me armatim të ri./ VOA
100 ditët e para të një mandati presidencial morën një rën...
Departamenti Amerikan i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), a...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u nis sot të për ...
I nominuari i presidentit Trump, Robert F. Kennedy Jr. u e...
Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shk...
Rreth 60 krerë shtetesh dhe qeverish do të mblidhen të pre...
Një makinë u përplas në një turmë në Mynih të Gjermanisë k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoft...
Senati amerikan votoi të nominuarën e presidentit Trump, T...
Presidenti amerikan Donald Trump u takua sot në Shtëpinë e...
Me përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur edhe përll...
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë u vëzhguan nga mbi 100 vë...
Presidenti Donald Trump propozi këtë të martë ndryshime në...
Policia italiane organizoi sot një operacion të madh, që ç...
Rezultatet e fundit sipas KQZ-së tregojnë se deri më tani ...
Rezultatet e fundit sipas KQZ tregojnë se deri më tani jan...
Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë. Sipas rezu...
Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë. Sipas rezu...
Vijon procesi i numërimit të votave në Kosovë. Sipas rezu...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Lista Serbe...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...