Rubio: Hamasi duhet shfarosur
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, diskutoi në Izrael me...

Magazinat e zbrazëta dhe rendimentet e dobëta të kulturave po e shtyjnë çmimin e kakaos drejt niveleve të larta rekord.
Për shumë konsumatorë, produktet e çokollatës së shpejti mund të bëhen artikuj luksi.
Depot e kakaos në Londër dhe Nju Jork janë më bosh se kurrë dhe çmimi i një ton kakaoje po rritet në nivelin më të lartë ndonjëherë. Deri në vitin 2023, çmimet ishin rreth 2000 dollarë. Që atëherë, çmimi është rritur. Vitin e kaluar, pak para Krishtlindjeve, u thye një rekord: "Një javë para Krishtlindjeve, një ton kakao kushtoi pothuajse 13.000 dollarë – më shumë se kurrë më parë”, thonë ekspertët e firmës së investimeve Vontobel.
Aktualisht, çmimi është rreth 10.000 dollarë. Pra në prag të Pashkëve, konsumatorët duhet të përgatiten për produkte të shtrenjta çokollate.
Magazina bosh, pa stoqe
Arsyeja: stoqet janë ulur në mënyrë drastike. Stoqet në Bursën Interkontinentale të Londrës kanë rënë nga më shumë se 100.000 ton kakao të përdorshme një vit më parë në rreth 21.000 ton në muajt e fundit, raporton Financial Times. Ky është niveli më i ulët i parë ndonjëherë, tha për FT Jonathan Parkman, bashkë-drejtues i departamentit të bujqësisë në Marex. Depot e pavarura të licencuara të Nju Jorkut gjithashtu bosh, vuri në dukje Parkman.
Rritje spektakolare e çmimeve
Oferta e ulët, kërkesa e lartë: "Rritja e çmimit të kakaos ka qenë absolutisht spektakolare gjatë dy viteve e gjysmë të fundit," citon agjencia e lajmeve AP Philippe de Sellier, kreu i prodhuesit belg të çokollatës Leonidas dhe shoqatës belge të çokollatës Choprabisco.
"Arsyeja e rritjes së çmimit është një kombinim i rritjes së kërkesës dhe uljes së ofertës”, thonë ekspertët e Vontobel. Furnizimi është ndikuar nga ndryshimet klimatike, sëmundjet e bimëve dhe rënia e vazhdueshme e investimeve në kultivim, shkruajnë ata në një koment tregu. "Ne po shohim çmime të paprecedenta," thotë Bart Van Besien, këshilltar politikash në grupin e tregtisë së ndershme Oxfam. Kërkesa në rritje globale për produktet e kakaos është gjithashtu për shkak të faktit se një pjesë në rritje e popullsisë së botës ka arritur t'i shpëtojë varfërisë. Në Kinë, për shembull, ka një oreks në rritje për mallrat si çokollata.
Ka të ngjarë që mungesat të vazhdojnë
Për momentin duket se korrja aktuale nuk do të sjellë lehtësim, pasi kushtet atmosferike në furnizuesin më të madh të kakaos në botë, Bregun e Fildishtë dhe Ganë, mbeten të vështira. Në Gjermani, për shembull, rreth 50 për qind e kakaos së papërpunuar të importuar vjen nga Bregu i Fildishtë, sipas Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Sezoni i thatë po shkakton probleme për fermerët. Fermerët kanë paralajmëruar prej disa kohësh për një mungesë të mundshme në prill.
Prandaj, vëzhguesit e tregut po shikojnë tashmë nga e ardhmja: nëse korrja e kakaos me të vërtetë humbet vrullin, lënda e parë e rëndësishme për çokollatën mund të bëhet edhe më e rrallë deri në Krishtlindjet e vitit 2025, sipas Vontobel./ DW
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, diskutoi në Izrael me...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se ...
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me anë të...
Ekonomia më e fortë e Evropës është në krizë. Prodhuesit g...
Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dysh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t...
Liderët evropianë do të mblidhen javën e ardhshme në P...
Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashk...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person, i ...
Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presiden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po...
Protestat e studentëve vijojnë fuqishëm në Serbi. Studentë...
Pas Santorinit, një tjetër ishull në Greqi rrezikohet nga ...
Disa persona u arrestuan sot në Athinë, mes të cilëve edhe...
Mali Etna, me vullkanin më të lartë dhe më aktiv në Evropë...
Sistemi gjyqësor në Maqëdoninë e Veriut, me gjasa është dr...
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance u takua me presidentin...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...