Me flamuj kuqezi dhe pankarta/ Protestë para ambasadës shqiptare në Kopenhagen
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...
Një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Danimarkë kanë prote...

Fushata elektorale në Gjermani ishte e shkurtër, por e ashpër. Një fjalë që u përsërit shpesh ishte: ndryshim kursi. Kryesuesi i sondazheve, kandidati për kancelar i CDU/CSU, Friedrich Merz deklaroi dy javë para zgjedhjeve:
“Provuat tre vjet të bëni politikë të majtë në Gjermani. Nuk mund të vazhdoni më kështu”.
Në nëntor të vitit të shkuar parlamenti gjerman u shpërnda pas muajsh të tërë debatesh. Për këtë shkak, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, të mbajtura ditën e sotme (23 shkurt 2025).
Referuar sondazheve, Friedrich Merz ka shancet më të larta për të fituar kancelarinë. Merz udhëheq Union e CDU/CSU që kërkon të rikthehet në pushtet pas 4 vitesh në opozitë. Në vend të dytë nga sondazhet renditet AfD-ja me 20 % të votave.
SPD-ja dhe FDP-ja kanë pësuar një rënie të ndjeshme. FDP-ja rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5%, ndërsa SPD-së i kanoset një disfatë historike. Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu.
Si ra SPD-ja dhe u ngrit AfD-ja?
Kandidati për kancelar i CDU-së, Friedrich Merz, e shpjegon këtë me rënien e ekonomisë. Sipas tij, "ekonomia jonë kombëtare, është tani e fundit në Bashkimin Evropian". 50,000 kompani kanë shpallur falimentim dhe rreth 100 miliardë euro kapital biznesi largohet nga vendi çdo vit. "Ekonomia jonë po tkurret, për të tretin vit radhazi jemi në recesion. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pasluftës në Gjermani."
Sipas Merz-it, Scholz dhe ministri i tij i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili garon si kandidat për kancelar nga të Gjelbërit, "nuk e kuptojnë më realitetin". "A e dini si më dukeni?" – iu drejtua ai kundërshtarëve të tij. "Si dy drejtorë të punësuar, të cilët e kanë drejtuar një kompani drejt falimentimit dhe tani u thonë pronarëve: Ne duam ta vazhdojmë kështu edhe për katër vjet të tjera".
AfD e gatshme për koalicion me CDU/CSU
Ekonomia e dobësuar ishte njëra nga temat më të diskutuara gjatë fushatës zgjedhore. Por pas një sulmi vdekjeprurës me thikë nga një azilkërkues i refuuar në Aschaffenburg, çështja e migracionit kaloi në plan të parë. Friedrich Merz kërkoi ashpërsimin e politikës së azilit dhe paralajmëroi se, nëse do të ishte e nevojshme, do ta mbështeste edhe me votat e AfD-së.
Deputetët e AfD-së e pritën me entuziazëm faktin që, në fund të janarit, një mocion i CDU/CSU për rregullore më të ashpra për azilin u pranua për shqyrtim në Bundestag.
Merz përjashton koalicon me AfD-në
Qindra mijëra qytetarë dolën në protesta kundër rritjes së ndikimit të së djathtës së skajshme në Gjermani. Edhe Scholz e kritikoi këtë bashkëpunim të konservatorëve me AfD-në. "Nuk është e parëndësishme nëse bashkëpunon apo jo me ekstremistët e djathtë. Jo në Gjermani!", tha ai. Në debatet e mëpasshme televizive, Friedrich Merz e ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo mundësi bashkëpunimi me AfD-në. Sipas tij, qëllimi i AfD-së është të shkatërrojë CDU/CSU-në dhe një koalicion me AfD-në nuk do të ndodhë kurrë.
Kush mund të formojë qeverinë e re?
Por Merz-it nuk do t'i mjaftojnë votat për të qeverisur pa një parti partnere në koalicion. Sa më shumë parti të hyjnë në Bundestag, aq më të ndërlikuara bëhen marrëdhëniet dhe formimi i një qeverie. E majta pritet të arrijë pragun e hyrjes në parlament, ndërsa partia e re BSË dhe FDP-ja janë në rrezik. Nëse FDP-ja hyn në Bundestag, do të nevojitet ndoshta një qeveri tripartiake. Por liberalët e FDP-së kanë thënë se nuk duan të hyjnë sërish në një koalicion me të Gjelbërit, duke lënë si opsion vetëm një aleancë mes CDU/CSU, SPD dhe FDP. Nëse FDP ose BSË nuk hyjnë në parlament, mundësitë e tjera janë një koalicion mes CDU/CSU dhe SPD-së ose mes CDU/CSU dhe të Gjelbërve.
Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar p...
Gjermania voton sot në zgjedhjet e parakohshme që po mbahe...
Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga polici...
Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin f...
Zyra e shtypit e Vatikanit ka dhënë një njoftim mbi gjendj...
Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve pë...
Hamasi, grupi palestinez i shpallur terrorist prej Shtetev...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfundu...
Dan Caine mund të mos ketë qenë në radarin e Uashingtonit ...
Mesazhet e afërsisë dhe të dashurisë vazhdojnë të mbërrijn...
Një gjykatë federale hapi sot rrugën për administratën Tru...
Donald Trump tha sot se presidenti i Francës, Emmanuel Mac...
Ka kaluar një muaj që nga dita kur Donald Trump mori detyr...
Ekipi mjekësor i Vatikanit njoftoi sot se Papa Françesku “...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se ai nuk mend...
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance foli në Konferencën ...
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka ...
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pan...
Presidenti Donald J. Trump mori detyrën vetëm një muaj më ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar dje ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...