Marrëveshja për mineralet/ Zelensky: Më shumë garanci sigurie
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha sot se nuk ka ende gara...

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror.
Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”.
Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’, që analizon gjendjen e të drejtave dhe lirive në 195 shtete dhe 13 territore, situata në Shqipëri dhe Kosovë mbetet e pandryshuar dhe të dyja vendet vazhdojnë të cilësohen si “pjesërisht të lira”, klasifikim që kjo organizatë përdor për shtetet ku zhvillohen procese elektorale, por ku të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara.
Shqipëria është vlerësuar me 68 pikë nga 100, ndërsa Kosova me 60. Të dyja shtetet kishin të njëjtin vlerësim edhe për vitin 2023.
Kapitujt e plota për këto dy vende ende nuk janë publikuar.
Një gjendje e pandryshuar, sipas vlerësimit të ‘Freedom House’ ekziston edhe shtetet fqinje në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Serbia ka shënuar përkeqësim me një pikë krahasuar me vitin e kaluar, nga 57 në 56 dhe gjendja në Bosnje e Hercegovinë është përmirësuar me një pikë nga 51 në 52.
‘Freedom House’ veçon Serbinë, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij, si shembull se si drejtuesit e zgjedhur minojnë lirinë e mediave. Serbia në vitin 2019 kaloi nga kategoria e shteteve të lira në shtete “pjesërisht të lira” dhe radhitet në mesin e shteteve që kanë pësuar rënien më të madhe në 19 vitet e fundit me shkatërrim gradual të institucioneve demokratike, sipas ‘Freedom House’.
“Sulmet ndaj gazetarëve dhe kontrolli i rreptë ndaj mediave ishin disa nga pikat kryesore të këtij erozioni”, thuhet në raport.
Në nivel botëror, raporti vlerëson se vetëm 20 për qind e popullsisë botërore jeton në vende të lira. Sipas ‘Freedom House’, në 66 vende ku janë mbajtur zgjedhje gjatë vitit 2024, rreth 40 për qind e tyre janë shoqëruar me dhunë. Raporti thekson se kandidatët janë sulmuar në të paktën 20 shtete, ndërkohë që sulme ndaj vendvotimeve janë regjistruar në të paktën 14 shtete.
“Liritë e përgjithshme pësuan edhe një goditje tjetër gjatë këtij viti me zgjedhje në gjithë rajonet e botës”, deklaroi presidenti në detyrë i organizatës ‘Freedom House’, Gerardo Berthin. “Por përkundër këtyre sfidave, njerëzit vazhduan të kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre. Po bëhet gjithnjë e më e qartë që mënyra e vetme për t’i dhënë fund rënies prej gati dy dekadash të lirisë në nivel global është që banorët kudo që janë të luftojnë për të drejtat dhe sigurinë e tyre dhe për qeveritë dhe institucionet demokratike të punojnë bashkë për t’i përkrahur ata”.
Sipas gjetjeve kryesore të raportit, veç dhunës politike gjatë zgjedhjeve dhe manipulimit të tyre, konfliktet e armatosura ndërshtetërore dhe luftërat civile nga Ukrainës deri në Sudan, si dhe dhuna e grupeve militante të armatosura dhe e organizatave kriminale nga Amerika Latine deri në Afrikë, “ka minuar sigurinë dhe ka parandaluar realizimin e të drejtave themelore”.
“Banorët në 20 për qind të shteteve në botë jetojnë aktualisht pa mbrojtjet më bazike nga përdorimi i paautorizuar i forcës”, thuhet në raport.
Sipas ‘Freedom House’, njëri prej kërcënimeve më të mëdha ndaj demokracive në mbarë botën gjatë këtij viti ishin edhe udhëheqësit e zgjedhur, të cilët sulmuan institucionet demokratike, përfshirë minimin e organeve që mbikëqyrin kompetencat e tyre, sulmet ndaj mediave, ndaj agjencive kundër korrupsionit dhe ndaj gjykatave. “Këto sulme rrezikojnë demokracinë dhe liritë themelore”, shton raporti.
Megjithatë, raporti shënon edhe disa përmirësime, përfshirë rënien e regjimit brutal të diktatorit sirian Bashar al-Asad në Siri pas luftës civile 13 vjeçare në këtë vend.
Raporti po ashtu ofron disa rekomandime drejtuar qeverive demokratike dhe organizatave joqeveritare për të përmirësuar gjendjen e të drejtave dhe lirive politike dhe qytetare, duke i dhënë përparësi forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve dhe mirëqenies ekonomike.
“Këtë vit, të gjithë ata që e kuptojnë vlerën e të drejtave politike dhe lirive qytetare duhet të punojnë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësitë për të shënuar përparim kudo që lindin ato”, thuhet në raport./ VOA
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha sot se nuk ka ende gara...
Presidenti Donald Trump do të mbajë sot mbledhjen e tij të...
Një gjykatë boshnjake ka dënuar liderin serb të Bosnjës, M...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua me ministrin sau...
Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiç-i thotë ...
Ukraina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për kushtet e një mar...
Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim ...
Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh ki...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për ...
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar s...
Një sondazh i ri nga Harvard CAPS-Harris zbulon se shumica...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se shpres...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se re...
Presidenti Donald Trump zhvilloi dje takimin me presidenti...
Policia e Kosovës arrestoi sot 6 persona të dyshuar për su...
Pas miratimit të një rezolute miqësore ndaj Moskës lidhur ...
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë...
Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për b...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në Shtëpin...
Një numër i madh liderësh nga Evropa dhe Kanadaja ishin në...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...