Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që gjatë raundit të ri të dialogut ta pranojnë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Më 27 shkurt në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në prani të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.
"Plani, që besoj se do të pranohet të hënën, do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme. Pas kësaj do të vazhdojë procesi i normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve, që duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përpara se Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Në takimin e së hënës do të diskutohet për afatet e zbatimit të propozimit evropian. Lajçak ka theksuar, se propozimi i BE-së nuk është i negociueshëm. "Gjithçka për të cilën biem dakord nën ndërmjetësimin tim, nuk ka vetëm pjesën politike, por edhe atë që flet qartë se kush është përgjegjës për çfarë, në çfarë afati, kështu që kjo është edhe pjesë e propozimit tonë që do ta diskutojmë të hënën. Pra, plani i zbatimit. Do të kemi të përcaktuar konkretisht se çfarë dhe në cilat afate duhet të bëhet dhe BE-ja do të luajë një rol qendror në monitorimin e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, tha Lajçak.
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, foli të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dialogun Kosovë-Serbi , ku përcolli mesazhin se "ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është një moment vendimtar”. "Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është në një moment vendimtar. BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit. "Aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, dhe i cili përmban njohjen de-facto. E gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një kushtetutë të sistemit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet mes shteteve të pavarura", tha Kurti në një seancë në Parlamentin e Kosovës.
Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se "Serbia do t'u përmbahet vijave të kuqe”. "Thelbi i diskutimeve do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha Vuçiq dhe përsëriti se "Serbia nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
Propozimi i Bashkimit Evropian apo siç njihet plani franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk është bërë publik zyrtarisht. Por në një draft, pjesë të të cilit kanë publikuar mediet, nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, Kosovë-Serbi, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë. Ndër këto të drejta parashihet respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë, pa specifikuar qartë se për çfarë aranzhimi bëhet fjalë./DW
Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë Ukrainës një ndihmë sht...
Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditi Shtet...
Kur Deep Vellum, një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese,...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrm...
Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse p...
Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh tr...
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përp...
Numri i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara të lidhura...
Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing...
Finlanda njoftoi të enjten një paketë ndihme prej 169 mili...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 23 shkurt shpr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, ...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po vë n...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...