Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Numri i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara të lidhura me ekstremizmin, gjatë dekadës së fundit, ishte të paktën tre herë më i lartë se totali i atyre të ndodhura në çdo dekadë tjetër që nga vitet 1970, thuhet në një raport të organizatës “Anti-Defamation League”.
Raporti, i publikuar të enjten, zbuloi gjithashtu se të gjitha vrasjet me motive ekstremiste të identifikuara në vitin 2022 ishin të lidhura me ekstremizmin e krahut të djathtë, me një numër veçanërisht të lartë të lidhura me grupet e supremacistëve të bardhë. Këtu përfshihet edhe sulmi me motive racore në një supermarket në Bufalo të Nju Jorkut, në të cilin u vranë 10 persona me ngjyrë, dhe ai në një klub nate të komunitetit LGBT në Kolorado Springs, ku u vranë pesë persona.
“Nuk është ekzagjerim të thuhet se ne jetojmë në një epokë të vrasjeve në masë me motive ekstremiste”, thotë raporti nga Qendra për Ekstremizmin e organizatës “Anti-Defamation League”.
Nga dy deri në shtatë vrasje të këtij lloji, të lidhura me ekstremizmin ndodhën çdo dekadë nga vitet 1970 deri në vitet 2000, por në vitet 2010 ky numër u rrit në 21, thuhet në raport.
Që atëherë, kjo prirje ka vazhduar me pesë vrasje në masë me motive ekstremiste nga grupe vendase në vitin 2021 dhe 2022, aq sa ka patur gjatë dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri.
Po kështu është rritur edhe numri i viktimave. Mes viteve 2010 dhe 2020, 164 njerëz mbetën të vrarë në sulmet e lidhura me ekstremistët ideologjikë, thuhet në raport. Kjo është një shifër shumë më lartë se në çdo dekadë tjetër përveç viteve 1990, kur gjatë një sulmi në një ndërtese federale në Oklahoma City u vranë 168 njerëz.
Vrasje ekstremiste janë ato vrasje që kryhen nga njerëz që kanë lidhje me lëvizje dhe ideologji ekstreme.
Kombinimi i disa faktorëve ka shkaktuar rritjen e këtyre shifrave mes viteve 2010 dhe 2020. Gjatë kësaj periudhe, u kryen sulme të frymëzuara nga ngritja e grupit Shteti Islamik, një numër i vogël sulmesh që kishte në shënjestër oficerët e policisë pas vrasjes së civilëve nga forcat e zbatimit të ligjit dhe sulme të tjera të lidhura me nxitjen në rritje të dhunës nga supremacistët e bardhë, thotë Mark Pitcavage, studiues në Qendrën për Ekstremizmin të organizatës “Anti-Defamation League”.
Qendra për Esktremizmin gjurmon vrasjet e lidhura me forma të ndryshme të ekstremizmit në Shtetet e Bashkuara dhe i përpilon ato në një raport vjetor. Ajo gjurmoi 25 vrasje të lidhura me ekstremizmin vitin e kaluar, shtatë më pak se në vitin paraprak.
Nëntëdhjetë e tre për qind e vrasjeve në vitin 2022 u kryen me armë zjarri. Raporti gjithashtu vuri në dukje se asnjë oficer policie nuk u vra nga ekstremistët vitin e kaluar, për herë të parë që nga viti 2011.
Me dobësimin e Shtetit Islamik, kërcënimi kryesor në të ardhmen e afërt ka të ngjarë të jenë sulmet nga supremacistët e bardhë, thuhet në raport.
Ndërkohë, rritja e numrit të tentativave për kryerjen e vrasjeve në masë është një nga prirjet më alarmante në vitet e fundit, thotë nënpresidenti i Qendrës për Ekstremizmin, Oren Segal.
"Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe ta pranojmë këtë si normë të re", tha zoti Segal./VOA
Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing...
Finlanda njoftoi të enjten një paketë ndihme prej 169 mili...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 23 shkurt shpr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, ...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po vë n...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për ...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...