Ukraina zmbraps përparimin e forcave ruse
Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse p...

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese të enjten një rezolutë ku bën thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” sa më shpejt që të jetë e mundur në Ukrainë, në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së.
Me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime, vendet anëtare mbështetën tekstin e paraqitur nga Ukraina ku theksohej rëndësia e arritjes së paqes. Rezoluta gjithashtu përsërit kërkesën e asamblesë që Rusia “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe bën thirrje për ndalje të luftimeve”.
“Votimi i sotshëm është një evidencë tjetër se nuk është vetëm Perëndimi që mbështet Ukrainën; mbështetja është shumë më e gjerë, dhe do të vazhdojë të konsolidohet dhe të forcohet”, u tha gazetarëve pas votimit Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Sesioni i posaçëm i emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u çel të mërkurën dhe vazhdoi punimet deri të enjten kur kulmoi me votimin, u thërrit për të shënuar përvjetorin e fillimit të sulmit rus. Zoti Kuleba i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i qëndrojë në krah vendit të tij.
“Duhet të dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë se Karta e OKB-së, përfshirë parimet e barazisë së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve, duhet të shërbejnë si baza për një proces zgjidhjeje paqësore”, tha zoti Kuleba gjatë debatit.
“Sot, refuzojmë të heqim dorë nga shpresa. Refuzojmë të heqim dorë nga potenciali i diplomacisë, fuqia e dialogut dhe urgjenca e paqes”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, duke mirëpritur rezultatin e votimit.
Në debat morën pjesë 75 vende, ndër to edhe Rusia./DW
Ambasadori rus Vassily Nebenzia u bëri thirrje vendeve të votojnë kundër rezolutës, duke thënë se i mungonte substanca dhe se ishte “e divorcuar me realitetin”. Vendi aleat i Moskës, Bjellorusia, propozoi dy amendamente në tekst – njëri për të përjashtuar përdorimin e fjalëve “sulm frontal ndaj Ukrainës” si dhe “agresion nga Federata Ruse”, dhe tjetri për t’u bërë thirrje vendeve që të mos dërgojnë armatime në zonën e konfliktit. Por, amendamentet e propozuara u rrëzuan me votim nga asambleja.
Ambasadori rus këmbënguli se Moska nuk po pengon paqen./DW
“Jemi të gatshëm për të kërkuar një zgjidhje diplomatike serioze dhe afatgjatë. E kemi deklaruar këtë në shumë raste”, tha ai. “Kundërshtarët tanë nuk i kanë tejkaluar ende iluzionet e tyre të kota se mund të mposhtin një fuqi bërthamore”.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se Rusia u përpoq gjatë gjithë javës që të pengonte dhe ndërpriste përpjekjet e OKB-së.
“Sërish ka dështuar. E shikojmë këtë qartazi te votimi”, u tha ai gazetarëve, ndërsa përreth tij qëndronin ministrat e jashtëm të BE-së që udhëtuan drejt Nju Jorkut për këtë takim. “Në anën e Rusisë janë një grusht i vogël votash. Kjo konfirmon se në sytë e botës, agresioni ndaj Ukrainës duhet të ndalet – dhe duhet të ndalet tani dhe t’i çelë derën paqes së drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Vendet që mbështetën pozicionin e Rusisë janë pothuajse po ato që e kanë mbështetur që nga fillimi i luftës vitin e kaluar: Bjellorusia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Siria.
Ka pasur pesë rezoluta të tjera të miratuara në Asamblenë e Përgjithshme që nga fillimi i sulmit rus, të gjitha me mbështetje të fortë për Ukrainën. Kina abstenoi për tri nga rezolutat që bënin thirrje për pezullimin e anëtarësisë së Moskës në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së si dhe që Moska t’i paguajë zhdëmtime Ukrainës. Të enjten, Kina abstenoi sërish.
Vetëm pak ditë pasi drejtuesi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se Pekini mund të jetë duke shqyrtuar mundësinë e furnizimit me armatime për Rusinë, i dërguari i Kinës u bëri thirrje vendeve të mos armatosin palët ndërluftuese.
“Një vit nga kriza në Ukrainë, faktet brutale kanë ofruar prova të shumta se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqen”, tha gjatë debatit zëvendësambasadori kinez Dai Bing. “Hedhja e benzinës në zjarr vetëm sa do të shtojë tensionet. Zgjatja dhe zgjerimi i konfliktit vetëm sa do t’i bëjë njerëzit e zakonshëm që të paguajnë një çmim edhe më të lartë”.
Kur u pyet nga një gazetar për këtë çështje, Ministri ukrainas Kuleba tha se do të ishte një gabim i jashtëzakonshëm nëse ndonjë vend do të ofrojë armatime për Rusinë.
“Pasi duke furnizuar Rusinë me armë, ai vend ndihmon agresionin dhe shkeljen flagrante të Kartës së OKB-së”, tha zoti Kuleba. “Deri më tani, Kina ka qëndruar në mbrojtje të Kartës dhe në veçanti të parimit të integritetit territorial”.
Kryediplomati kinez ishte këtë javë në Moskë, duke i ushqyer kështu spekulimet se dy vendet aleate janë duke diskutuar një propozim kinez për paqen.
“Kina do të qarkullojë së shpejti një dokument me qëndrimin për një zgjidhje politike të krizës në Ukrainë”, i tha zoti Dai Asamblesë së Përgjithshme. Sipas disa njoftimeve, propozimi mund të bëhet i ditur që të premten.
Këshilli i Sigurimit mblidhet të premten në ditën kur mbushet një vit nga sulmi i urdhëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin. Një vit më parë, Këshilli i Sigurimit ishte në një sesion pune duke diskutuar se si të parandalohej konflikti, kur u njoftua se forcat ruse kishin kaluar kufirin drejt territorit ukrainas.
Ukraina njoftoi të enjten se ka zmbrapsur avancimet ruse p...
Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh tr...
Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përp...
Numri i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara të lidhura...
Zëvendësambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing...
Finlanda njoftoi të enjten një paketë ndihme prej 169 mili...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 23 shkurt shpr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, ...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po vë n...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...