Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi/ Panik në disa lagje të Stambollit
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin e Marmarasë në ...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga minoriteti joserb “nuk mund të anulohet”, teksa vendi pret aktgjykimin e plotë të Gjykatës më të Lartë në lidhje me votimin për nënkryetarët e organit ligjvënës.
Gjykata Kushtetuese njoftoi më 30 shtator përmes një vendimi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende dhe se ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
I pyetur nga gazetarët gjatë një ngjarjeje në Prishtinë lidhur me vendimin e gjykatës, Kurti – i cili është lider i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu- tha se “duhet ta shohim aktgjykimin në mënyrë të plotë për ta dhënë vlerësimin tonë”.
Por, ai shtoi se “është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi e ka zgjedhur kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhur katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin”.
“Askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga komuniteti serb. Emilija Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, nuk mundet votimi për Emilija Rexhepin të anulohet. Prandaj ne kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb”, theksoi Kurti.
Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë të 30 shtatorit dhe asaj zakonisht i duhet rreth një javë për ta bërë këtë.
Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga pakica joserbe në një votim ndaras nga pakica serbe në gusht, pavarësisht se në të kaluarën ishin votuar gjithmonë në një pako.
Derisa Rexhepi i mori votat e nevojshme, kandidati i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk i mori votat, siç nuk i morën as kandidatët e tjerë të kësaj partie të hedhur në votim me short nga kreu i ri i Kuvendit, Dimal Basha.
Kjo bëri që Lista Serbe të ankohej në Kushtetuese për veprimin Bashës, i cili, më vonë, e shpalli njëanshëm të konstituuar Kuvendin, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
Gjykata Kushtetuese theksoi gjithashtu se, seanca e nisur më 15 prill, duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.
Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të shkurtit, e ka futur vendin në krizë politike.
Partitë më të mëdha shqiptare nuk kanë arritur pajtueshmëri për të çuar procesin përpara dhe për rrjedhojë Gjykata Kushtetuese është detyruar të dalë disa herë me aktgjykime.
Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit doli e para dhe fitoi 48 ulëse në Kuvend, duke i lënë prapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse, Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me nëntë dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me tetë të tilla.
Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.
Faktori ndërkombëtar ka bërë disa herë thirrje që Kosova t'i formojë sa më shpejt institucionet e reja./REL
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin e Marmarasë në ...
Qeveria vendos ushtarët për të siguruar infrastrukturën, p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe alea...
Të paktën 17 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite q...
Mbrëmë në Milano, Romë, Torino e shumë qytete të tjera të ...
Ministrat e financave të G7 kanë vendosur të ndërmarrin ha...
Marina izraelite ka ndaluar një anije që transportonte ndi...
Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondaz...
Miliona punonjësve të qeverisë amerikane po u thuhet të që...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar a...
Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti që supozohet...
Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për...
Athina u paralizua nga një grevë e përgjithshme, ndërsa mi...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si op...
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...