Osmani në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Europian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po punon për rikthimin e furnizimit me energji në centralin bërthamor të Zaporizhjës, në juglindje të Ukrainës, tha kreu i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se po punon me të dyja palët në konfliktin e armatosur për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më herët se situata në centralin bërthamor është kritike pasi ka hyrë në ditën e shtatë të emergjencës. Furnizimi me energji në central po mundësohet përmes gjeneratorëve me naftë, deklaroi Zelensky, duke shtuar se granatimet ruse po parandalojnë riparimin e linjave të energjisë në central dhe rikthimin e masave bazë të sigurisë.
“Për shkak të granatimeve ruse, centrali ka mbetur pa energji, është shkëputur nga rrjeti elektrik dhe po furnizohet me rrymë përmes gjeneratorëve me naftë”, shkroi ai në "X".
“Kjo është situatë e jashtëzakonshme. Gjeneratorët në central nuk janë të dizajnuar për këtë gjë, nuk kanë operuar kurrë kaq gjatë dhe ne veçse kemi informacione se një gjenerator është prishur”.
Zelensky tha se ka kërcënim “për të gjithë” dhe asnjë terrorist “nuk ka guxuar asnjëherë t’ia bëjë këtë që Rusia po ia bën këtij centrali bërthamor”.
Grossi tha se ai ishte “në kontakt të vazhdueshëm me dy palët me qëllim që të mundësohet rilidhja e shpejtë e centralit në rrjetin elektrik”.
“Ndërsa centrali aktualisht po e përballon situatën falë gjeneratorëve emergjentë me naftë – linja e fundit e mbrojtjes — dhe nuk ka rrezik të menjëhershëm për sa kohë që ata vazhdojnë të funksionojnë, kjo qartë nuk është një situatë e qëndrueshme nga pikëpamja e sigurisë bërthamore”, tha ai në një deklaratë, sipas "Reuters".
“Asnjëra palë nuk do të përfitonte nga një incident bërthamor”, shtoi ai.
Gross-i tha se të dyja palët kanë thënë se aktiviteti bërthamor i ka parandaluar që të kryejnë riparimet e nevojshme.
Autoriteti ukrainas për energji bërthamore, Enerhoatom, njoftoi për ndërprerjen e dhjetë në centralin e Zaporizhjës më 23 shtator, duke thënë se linja e fundit e energjisë që lidhte centralin me sistemin elektrik ukrainas ishte shkëputur.
Përfaqësuesit e IAEA-s në central konfirmuan se gjeneratorët emergjentë kishin filluar të funksionojnë për të furnizuar centralin me energji elektrike.
Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Europë. Ai ra nën kontrollin rus pak pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Reaktorët e centralit janë ndalur, por centralit i duhet energji që të mbajë funksionet e sigurisë, sikurse është ftohja e reaktorëve./REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Uragani Gabrielle, që preku pak ditë më parë brigjet spanj...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë këtë t...
Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e mbajtur para...
Është identifikuar bosi shqiptar i drogës i arrestuar në q...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio ...
Një zyrtar i lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka...
Një vajzë dyvjeçare u shëtit nëpër rrugët e Katmandusë, pë...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qy...
Pesë persona u plagosën nga disa të shtëna me armë që ndod...
Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi sot Filipinet, me Insti...
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu...
Presidenti Donald Trump i dha sot Hamasit tri ose katër di...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në ...
Gjendet i pajetë jashtë një hoteli shumëkatësh në Paris am...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...