Izraeli ndalon "Global Sumud Flotilla"/ Italia përfshihet nga protestat
Mbrëmë në Milano, Romë, Torino e shumë qytete të tjera të ...

Të paktën 17 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga agimi i sotëm në të gjithë Gazën, ndërsa Izraeli kërcënoi dhjetëra mijëra njerëz që kishin mbetur në qytetin e Gazës me një urdhër të detyruar për t'u larguar, duke thënë se ishte mundësia e tyre e fundit për t'u larguar ose për t'u përballur pastaj me "forcën e plotë të sulmit të Izraelit".
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi në "X" të mërkurën se kushdo që do të qëndronte do të konsiderohej "terrorist dhe mbështetës i terrorizmit".
Bombardimi i vazhdueshëm i qytetit të Gazës ka rrafshuar qendrën më të madhe urbane të territorit, duke vrarë dhjetëra njerëz çdo ditë, duke shkatërruar ndërtesa të shumta banimi dhe shkolla, duke detyruar kështu dhjetëra mijëra palestinezë të largohen drejt një fati të panjohur në jug, shpesh të shënjestruar gjatë rrugës.
"Al Jazeera" raporton se ushtria izraelite po urdhëronte njerëzit të largoheshin, pastaj i ndiqte ata në rrugën bregdetare në jug me helikopterë ushtarakë, dronë dhe tanke, duke krijuar kaos dhe panik.
Sot në mëngjes, një fëmijë u vra nga zjarri i një droni izraelit në zonën Ansar, në perëndim të qytetit të Gazës. Nëntë persona u vranë dhe 13 u plagosën për shkak të shënjestrimit të Izraelit ndaj personave të zhvendosur në Rripin qendror të Gazës. Një palestinez dhe gruaja e tij u vranë në një sulm me dronë izraelitë në një shtëpi në kampin e refugjatëve al-Bureij në Gazën qendrore.
Një palestinez tjetër u vra dhe më shumë se 10 u plagosën në një sulm me dronë izraelitë në jug të Deir el-Balah. Në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, tetë persona u plagosën kur një dron izraelit bombardoi një tendë për persona të zhvendosur brenda kampusit të Universitetit Al-Aqsa në zonën al-Mawasi, në perëndim të qytetit, të cilin Izraeli e ka shënjestruar vazhdimisht pavarësisht se e ka shpallur atë një zonë të sigurt.
Të mërkurën, Zyra e Medias së qeverisë së Gazës tha se ushtria izraelite kishte mbyllur rrugën Al-Rashid, të cilën e përshkroi si një nga arteriet jetësore nga e cila mbështeten civilët për udhëtim midis provincave të Gazës.
Si rezultat i armiqësive në rritje, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) deklaroi dje se kishte pezulluar përkohësisht operacionet në qytetin e Gazës, ashtu siç bëri javën e kaluar OJQ-ja Mjekët pa Kufij (e njohur me akronimin e saj francez, MSF).
"KNKK do të vazhdojë të përpiqet të ofrojë mbështetje për civilët në qytetin e Gazës, sa herë që rrethanat e lejojnë, nga zyrat tona në Deir el-Balah dhe Rafah, të cilat mbeten plotësisht operacionale", tha ajo në një deklaratë.
Ndërkohë, Hamasi vazhdon të diskutojë mbi një plan armëpushimi të Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë fund luftës dyvjeçare gjenocidale të Izraelit. Pranimi i kushteve të konsideruara si kryesisht të favorshme për qëllimet e deklaruara të Izraelit mbetet i pasigurt./CNA
Mbrëmë në Milano, Romë, Torino e shumë qytete të tjera të ...
Ministrat e financave të G7 kanë vendosur të ndërmarrin ha...
Marina izraelite ka ndaluar një anije që transportonte ndi...
Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondaz...
Miliona punonjësve të qeverisë amerikane po u thuhet të që...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar a...
Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti që supozohet...
Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për...
Athina u paralizua nga një grevë e përgjithshme, ndërsa mi...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si op...
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...