Mbylljet e qeverisë nuk janë të reja, por ato janë bërë më të gjata dhe më të ashpra
Miliona punonjësve të qeverisë amerikane po u thuhet të që...

Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondazhe, frymë jopozitive: Qeveria e koalicionit konservator-socialdemokrat do të nxisë një hov të ri zhvillimi.
Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 për qind e të anketuarve në sondazhin e fundit të ARD-së për Gjermaninë në fillim të shtatorit u shprehën të kënaqur me punën e qeverisë së përbërë nga Unioni kristiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD).
Kancelari Friedrich Merz (CDU) kuptohet që është nën presion nga rezultate të tilla në sondazhe - dhe për këtë arsye ai ftoi kabinetin qeveritar për konsultime në rezidencën Vila Borsig në Berlin. Konsultimet përfunduan të mërkurën (01.10.2025). "Modernizimi i shtetit që do të ishte dashur të realizohej me kohë tani duhet të avancojë shpejt", tha Merz gjatë konsultimeve të qeverisë. "Ne duhet të verifikojmë rendimentet shtetërore dhe duhet të bëhemi më efikasë dhe më pak të ndërlikuar".
Kërkohen ritme të shpejta, beson Merz: "Sipërmarrjet ndodhen pjesërisht me shpatulla pas murit ose me një këmbë në humnerë." Ekonomia gjermane duhet të rritet sërish, Gjermania si zonë ekonomike duhet "të bëhet sërish joshëse për investime".
Qëllimi: Themelimi i sipërmarrjes në një ditë
Pikërëndesa e "Agjendës së modernizimit" konsiston në reduktimin e burokracisë, zhdërvjelltësimin e administratës, forcimin e digjitalizimit si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë. Aparaturat e fakseve ende gjenden nëpër zyrat gjermane duke qendruar atje si një simbol për ngecjen e reformave. Vendi prej shumë vjetësh është bërë si një "nyje", sikurse e formuloi ministri për Modernizimin e Shtetit dhe Digjitalizimin, Karsten Wildberger.
16 miliardë euro duhet të kursehen deri në fundin e periudhës legjislative në vitin 2029 nga ulja e burokracisë dhe personeli i federatës duhet të reduktohet me rreth 8 për qind.
Bëhet fjalë për rreth 80 masa të veçanta. Shembuj: Në të ardhmen automjeti mund të regjistrohet në mbarë Gjermaninë përmes një portali të unifikuar, deri tani ekzistojnë 400 portale të veçanta të landeve dhe komunave. Themelimi i sipërmarrjes duhet të jetë i mundur brenda një dite – po ashtu përmes një portali qendror.
Për rekrutimin e punonjësve të huaj të kualifikuar do të krijohet një agjenci digjitale "Work-and-stay-Agentur", përmes së cilës do të zgjidhen në mënyrë të centralizuar çështjet e vizës ose të njohjes së diplomave profesionale.
Në adresë të Bashkimit Europian, Merz pas konsultimeve qeveritare tha: "Janë vërtetë shumë", shumë rregullore, që vijnë nga Brukseli.
Konsulta qeveritare e zhvilluar tani në Berlin është një ndër masat më të fundit të qeverisë për t'i dhënë shtysë reformave aq të nevojshme në vend duke harmonizuar qendrimet për shumë tema të diskutueshme brenda koalicionit. Kancelari Merz theksoi, se e kemi arritur qëllimin duke krijuar "një atmosferë pune shumë, shumë të mirë, shumë kolegiale dhe të hapur në këtë koalicion". Javët e ardhshme do të tregojnë, nëse ai ka të drejtë.
Reforma për sigurimet sociale më vonë
Sfidat vërtetë të mëdha për koalicionin janë ende përpara, si p.sh. reformimi i sigurimeve sociale. Shoqërive të sigurimeve për shëndetësinë, kujdesin dhe pensionet po u mbarojnë paratë. Rritja e kuotizacioneve për të siguruarit do të rëndonte edhe më shumë sipërmarrësit dhe do të dobësonte edhe më shumë aftësinë konkurruese të Gjermanisë.
Shteti vërtetë ka marrë borxhe të reja, por këto para nuk do të derdhen në konsum, por do të përdoren për forcimin e Bundeswehrit si dhe modernizimin e infrastrukturës. Ndaj si rrugëdalje koalicioni sheh kursime në sektorin e ndihmës sociale. Për reformimin në këtë sektor fillimisht komisionet përkatëse do të përpilojnë propozimet, përpara se të vendosë kabineti qeveritar.
Merz deklaroi fillimisht një "vjeshtë të reformave". Por pasi u bë e qartë, që brenda një stine nuk mund të realizohen reformat, ai tha në Bundestag, se: "Do të vijë dimri, pranvera, vera dhe do të pasojë vjeshta tjetër me reforma."
Qeveria shpreson, që fryma jo e mirë në Gjermani mund të ndryshojë pozitivisht. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil (SPD), sipas pjesëmarrësve në konsultimet e qeverisë, tha së është e nevojshme një kthesë kulturore në vend, për të krijuar një frymë optimiste për hov zhvillimi.
Me rastin e 3 Tetorit ditës së bashkimit të Gjermanisë, kancelari do të mbajë një fjalim, ndoshta në fjalën e tij ai të vendosë theksin për një hov të ri në vend./ DW
Miliona punonjësve të qeverisë amerikane po u thuhet të që...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar a...
Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti që supozohet...
Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për...
Athina u paralizua nga një grevë e përgjithshme, ndërsa mi...
Autoritetet gjermane i kanë arrestuar tre të dyshuar si op...
Mbi 30 përfaqësues të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj g...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Uragani Gabrielle, që preku pak ditë më parë brigjet spanj...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë këtë t...
Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e mbajtur para...
Është identifikuar bosi shqiptar i drogës i arrestuar në q...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...