“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën fajde, që në total arrin vlerën e 1.4 milionë eurove. Autoritetet kanë kërkuar që të bëhet konfiskimi dhe kthimi i 21 banesave dhe lokaleve afariste, që u ishin dhënë të akuzuarve nga të dëmtuarit, pasi ata nuk mund t'ua kthenin borxhin.
Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit.
Prokuroria e Prizrenit ka dhënë detaje për secilin rast. Sipas aktakuzës, L.M., i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 20 mijë eurosh me kamatë prej 10 për qind. I dëmtuari nuk ka mundur që t’ia kthejë paratë dhe është detyruar që t’ia japë një banesë prej 123.8 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Më 2020, sipas aktakuzës, i pandehuri merr edhe 10 mijë euro të tjera me kamatë mujore prej 10 për qind, ku borxhi arrin në 14 mijë euro.
“Për shkak të pamundësisë për kthimin e borxhit, i dëmtuari detyrohet t’i japë edhe një banesë tjetër në fshatin Shirokë me sipërfaqe 80 metra katrorë dhe vlerë tregu 52 mijë euro. Gjithsej, nga kamatat dhe borxhet e grumbulluara, i dëmtuari ka paguar rreth 92 mijë euro dëm përkatësisht humbje në shkallë të madhe”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrolleve në shtëpinë e L.M. në Korishë të Prizrenit, autoritetet kanë gjetur 51 fishekë, që ai i mbante pa leje.
Rasti i dytë është ndaj B.K., i cili më 2021 i kishte dhënë fajde M.K. shumën prej 75 mijë eurosh me kamatë mujore prej 8 për qind. Kamata dhe borxhi janë rritur në mënyrë drastike, duke arritur shumën prej 240 mijë eurosh deri në maj 2023, tha Prokuroria Themelore në Prizren.
“Për shkak të pamundësisë së kthimit të këtyre parave, i dëmtuari detyrohet që t’ia japë të pandehurit banesën me sipërfaqe prej 300 metra katrorë dhe një lokal afarist prej 242 metrash katrorë, të cilat së bashku vlejnë 205 mijë e 700 euro. Kjo ka shkaktuar dëm të madh financiar për të dëmtuarit në shumën prej 280 mijë e 700 euro”, u tha në njoftim.
I akuzuari tjetër për fajde, L.A., nga prilli i vitit 2022 deri në nisje të hetimeve, thuhet se në Suharekë i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 7 mijë eurosh me kamatë dhjetëditore prej 2 mijë eurosh, “duke e detyruar të dëmtuarin të paguajë shumën disa herë më të madhe se borxhi i vërtetë”.
Kur i dëmtuari nuk kishte para për të paguar borxhin, i pandehuri, sipas Prokurorisë i ka ofruar si “shpërblim” mallra të ndryshme, sikurse traktor, disa dema dhe krerë lopësh.
“Për më tepër, i pandehuri ka lidhur parakontratë për marrjen e një banese në sipërfaqe prej 100 metrash katrorë dhe një lokal me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në katin përdhes dhe një garazh me vlerë të përgjithshme prej 180 mijë eurosh, duke shkaktuar dëm të madh financiar të dëmtuarit L.K., dhe vëllait të tij M.K”, tha Prokuroria e Prizrenit.
Ndërkaq, sa i përket të akuzuarit të identifikuar me inicialet Xh.K., Prokuroria tha se që nga viti 2022 deri në fillim të hetimeve, në Suharekë ai, “duke përfituar nga gjendja e rënduar financiare” i kishte dhënë të dëmtuarit M.K. një borxh prej 10 mijë eurosh me kamatë mujore prej 30 për qind.
Autoritetet thanë se i dëmtuari për një vit ka paguar nga 3 mijë euro në muaj, duke i dhënë të akuzuarit 36 mijë euro në emër të kamatave, ndërkaq borxhi bazë i ka mbetur i papaguar. Në pamundësi për t’ia paguar borxhin, i dëmtuari i ka dhënë të akuzuarit Xh.K. krerë lopësh në vlerë prej 36 mijë eurosh, duke ia shlyer një borxh prej 37 mijë eurosh për një person tjetër “dhe në këmbim përpilojnë një parakontratë për shitblerjen e një lokali prej 100 metra katrorë me vlerë të deklaruar vetëm 20 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes së vëllait të të dëmtuarit”.
“Gjatë një takimi më 23.08.2024, i pandehuri deklaron se obligimet e të dëmtuarit ndaj tij kishin arritur shumën prej 129 mijë eurosh, duke përfshirë edhe dy vetura në vlerë prej 21 mijë eurosh. Me këto veprime, të dëmtuarve M.K. dhe L.K., u është shkaktuar dëm në shkallë të madhe”, u tha në njoftim.
Xh.K. po ashtu akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur dy pistoleta, karikator dhe fishekë.
Ndërkaq, D.G. akuzohet se më 2021 i ka dhënë fajde M.K. një shumë prej 20 mijë eurosh, me kamatë mujore prej 8 për qind.
Prokuroria tha se për një muaj e gjysmë, i dëmtuari merr në total 120 mijë eurosh para të gatshme, duke bërë që kamata mujore të arrijë në 10 mijë euro. Sipas autoriteteve, për 12 muaj ai pagoi 120 mijë euro kamatë.
“Në qershor 2023, pasi i dëmtuari nuk mund të vazhdojë pagesat, i pandehuri kërkon nga ai dhe vëllai i tij L.K., shumën prej 320 mijë euro në emër të kamatave, duke kërkuar në këmbim 750 metra katrorë banesa në fshatin Shirokë. Nga frika, të dëmtuarit pranojnë, por për shkak të vonesave në ndërtim, në maj 2024 i pandehuri kërkon rritjen e sipërfaqes së banesave në 1.180 metra katrorë [ekuivalent i 11 banesave] dhe nënshkruan parakontratë me datë 20.03.2023 për këtë shitblerje. Me këto veprime, i pandehuri i shkakton të dëmtuarve humbje të konsiderueshme prej 767 mijë euro”, u tha në njoftim.
D.G., sipas Prokurorisë nga 8 shkurti i vitit 2004, në Suharekë dhe Prishtinë, përdorë forcë dhe kanosje serioze ndaj të dëmtuarve M.K. dhe L.K., "që të japin pronat e tyre. Po këtë ditë ai i merr me makinë dhe gjatë rrugës, duke e kanosur M.K. arrijnë marrëveshje që të japin banesat prej 1.180 m² në Shirokë si pagesë për borxhet dhe kamatat”, tha Prokuroria, duke thënë se me këtë rast ai ka kryer veprën penale të detyrimit.
Ndërkaq, ia akuzuari i gjashtë, K.K., sipas Prokurorisë, dyshohet se nga korriku i vitit 2024 e në vazhdimësi, në Suharekë, i jep një borxh viktimës M.K. në vlerë prej 2 mijë e 600 eurosh me kamatë javore prej 450 eurosh.
“Për shkak të pamundësisë për pagesë, kamatat për 16 javë grumbullohen dhe së bashku me borxhin bazë arrijnë në 9 mijë e 800 euro. Këto veprime i shkaktojnë të dëmtuarit dëm në shumën prej 9 mijë 800 euro”, u tha në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve që kanë mundësuar kryerjen e këtyre veprave penale dhe pasurinë e përfituar, përfshirë banesa dhe lokale me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.226 m2, para në vlerë prej 9 mijë e 240 eurosh, 1 mijë e 860 franga, armë, telefona, automjete, dokumente dhe gjësende të tjera.
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që gjendet fajtor për fajde mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Nëse kjo vepër penal shkakton humbje financiare për të dëmtuarin në shumë prej mbi 10 mijë eurosh dhe nëse kryesi ka përfituar pasuri po kaq, ai mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga një deri në tetë vjet burgim./REL
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, tha ...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) po pu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kos...
Mediat e huaja raportojnë se 69 persona kanë humbur jetën ...
Qeveria amerikane është mbyllur, pasi senatorët nuk arritë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se...
Presidenti Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardh...
Kandidati SNSD-së për president të Republikës Srpska në zg...
Uragani Gabrielle, që preku pak ditë më parë brigjet spanj...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë këtë t...
Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalën e mbajtur para...
Është identifikuar bosi shqiptar i drogës i arrestuar në q...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio ...
Një zyrtar i lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka...
Një vajzë dyvjeçare u shëtit nëpër rrugët e Katmandusë, pë...
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qy...
Pesë persona u plagosën nga disa të shtëna me armë që ndod...
Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi sot Filipinet, me Insti...
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu...
Presidenti Donald Trump i dha sot Hamasit tri ose katër di...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...