Kosovë/ Ish-ministri i Infrastrukturës dënohet me 3 vjet e 8 muaj burg
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën ish-ministr...

Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili haptazi ka bërë thirrje për ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Moska, e ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 17 marsit.
Nadezhdin tha të mërkurën në uebsajtin e tij zyrtar se i ka mbledhur mbi 110.000 nënshkrime mbështetëse, mbi pragun prej 100.000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka 10 ditë kohë për t’i vlerësuar nënshkrimet se a janë të mirëfillta apo jo, dhe për të vendosur nëse Nadezhdin lejohet të garojë për president.
Nadezhdin, një 60-vjeçar i lindur në Uzbekistan, po përkrahet nga shoqatat e politikanit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny dhe figurat opozitare në mërgim, Maksim Kats dhe Mihail Khodorkovsky, megjithëse pritjet janë që zgjedhjet do të fitohen me lehtësi nga presidenti Vladimir Putin, i cili e ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër prej vitit 1999.
Putini u regjistrua zyrtarisht si kandidat për president në fillim të kësaj jave për zgjedhjet që pritet t’i fitojë pa ndonjë telash, sepse kundërshtarët e tij kryesorë ndodhen ose në burg ose në mërgim, pasi kanë ikur për arsye sigurie.
Zgjedhjet në Rusi kontrollohet fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.
Boris Nadezhdin, 60 vjeç, angazhohet për fundin e luftës në Ukrainë dhe fundin e mobilizimit ushtarak, si dhe për dialog me Perëndimin.
“Njerëzit nënshkruajnë për mua, jo sepse u pëlqej në mënyrë të veçantë, por sepse është një shans për të bërë diçka për paqen, për t’i dhënë fund gjithë kësaj historie dhe për t’i ndalur vrasjet e njerëzve”, tha Nadezhdin për agjencinë e lajmeve Reuters, më 24 janar.
Së fundmi, aktivistë rusë në Mal të Zi mblodhën nënshkrime për Nadezhdin.
Sipas tyre, ai është i vetmi kandidat që e kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Kjo është një mënyrë për të treguar qëndrimin tonë kundër luftës, duke e mbështetur atë”, tha për Radion Evropa e Lirë Olga Stepanova të martën, e cila u zhvendos në Budvë të Malit të Zi pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, gati dy vjet më parë.
Deri më tani, për Nadezhdinin janë mbledhur rreth 1.700 nënshkrime në Mal të Zi.
Njëri prej organizatorëve, Illija Gureviç, beson se mesazhi që dërgohet, është më i rëndësishëm se numri.
“Të gjithë këta njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ardhur në Mal të Zi, për shkak të regjimit rus dhe luftës. Mesazhi i tyre është se ata duan ndryshime”, tha Gureviç për Radion Evropa e Lirë dhe shtoi se rusët po mblidhnin mbështetje për Nadezhdinin edhe në disa vende të tjera evropiane./ REL
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën ish-ministr...
"Universal Music" po tërheq miliona këngë të saj nga rrjet...
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një grup kriminal, i ...
Një sulmues i armatosur me thikë, shpatë dhe me parzmo...
Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 ...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për "veprime ...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradi...
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratu...
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim të ri p...
Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një ma...
Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që...
Vëllimi i ekonomisë së padeklaruar në Gjermani pritet të r...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...