Zelensky: Rusia e sulmoi Ukrainën me gati një mijë raketa e dronë këtë muaj
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit duhet të mbahen pa humbur kohë dhe në përputhje me ligjet e vendit, njoftoi Presidenca.
Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në kryeqytetin kosovar.
“Ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim të Presidencës.
Lajçaku po qëndron në Kosovë, ku u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, një ditë pasi e takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd.
Kosova ka thënë se është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë shkarkohen përmes peticionit nga qytetarët me të drejtë vote.
Qytetarët në këto komuna kanë nënshkruar peticione këtë muaj për shkarkimin e tyre. Tani, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetarët shqiptarë u vendosën në zyrat e tyre në katër komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kundërshtuara dhe bojkotuara nga serbët lokalë në prill të vitit të kaluar, duke nxitur rritje të tensioneve në atë pjesë të vendit.
Osmani gjithashtu i kërkoi Lajçakut që të hiqen masat ndëshkuese që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës pas vendosjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave në veri vitin e kaluar, të cilat tha se “janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog”.
Në takimin e së martës me të dërguarin e BE-së, sipas Presidencës, Osmani tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksi i saj, të arritura në fillim të vitit 2023, duhet të zbatohen plotësisht.
“Në këtë takim u përshëndetën të arriturat e fundit sa i përket zbatimit të marrëveshjes për energji si dhe asaj për targa, si hapa drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Osmani e përsëriti se duhet të vërtetohet nëse drafti i tij është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“[Osmani] po ashtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”, sipas njoftimit.
Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që do të duhej t’i jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë.
Në tetorin e kaluar, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiç, e pranuan në parim.
Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti./ REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet...
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar ...
Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vi...
Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanis...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën ...
Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjë...
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar viktimat e masakrë...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka ...
Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejto...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun n...
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plag...
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeveri...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka cilësuar si sukse...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...