Naim Murseli, mesazhe me një tjetër grua/ Zbardhet dëshmia: U hakmorr duke më tradhtuar
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...

Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanisë verilindore tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi të paktën 34 të tjerë. Para këtij sulmi dihej shumë pak për këtë bazë amerikane në shkretëtirën e Jordanisë.
Baza, e njohur si “Kulla 22”, ndodhet pranë zonës së çmilitarizuar në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë. Kufiri i Irakut është vetëm 10 kilometra larg bazës.
Në anën siriane të këtij rajoni të gjerë dhe të thatë, që quhet Rukban, në 2014 ishte ngritur një kamp refugjatësh për civilët e zhvendosur nga zonat që kontrolloheshin nga Shteti Islamik.
Në këtë kamp jetonin rreth 100 mijë njerëz, të cilët Jordania nuk i lejoi të hynin në vend nga frika se në mesin e tyre mund të kishte luftëtarë të grupit ekstremist. Këto shqetësime u rritën pas një sulmi me makinë bombë në vitin 2016 atje, në të cilin u vranë shtatë roje kufitare jordaneze.
Sipas OKB-së, me kalimin e kohës, numri i njerëzve në këtë kamp refugjatësh u zvogëlua në rreth 7500 për shkak të mungesës së furnizimeve.
Baza filloi si një pikë jordaneze e vëzhgimit të kufirit, por në 2015 atje pati një rritje të pranisë amerikane pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa në Siri për luftën kundër grupit Shteti Islamik. Në këtë bazë të vogël janë dislokuar 350 ushtarë, duke përfshirë njësi të inxhinierisë, aviacionit, logjistikës dhe forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara. Vendndodhja e bazës ka krijuar mundësi për hyrje dhe dalje më të lehtë nga Siria për forcat amerikane. Një garnizon i vogël amerikan në al-Tanf të Sirisë ndodhet vetëm 20 kilometra në veri të bazës “Kulla 22”. Kjo bazë ndodhet përgjatë një autostrade siriane që të çon në Irak dhe përfundimisht Mosul, dikur një qendër e Shtetit Islamik. Kjo është gjithashtu një rrugë e mundshme e dërgesave të armëve për Iranin.
Trupat amerikane e kanë përdorur prej kohësh Jordaninë, një vend që kufizohet me Irakun, Izraelin, territorin palestinez të Bregut Perëndimor, Arabinë Saudite dhe Sirinë, si një qendër të rëndësishme për operacionet e tyre në Lindjen e Mesme. Rreth 3000 trupa amerikane zakonisht janë të pranishme në të gjithë Jordaninë.
Megjithatë, prania e Shteteve të Bashkuara në Jordani rrezikon të zemërojë popullsinë që tashmë ka mbajtur protesta masive kundër luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, në të cilën, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, janë vrarë mbi 26 mijë civilë palestinezë. Sipas disa vlerësimeve, rreth 3 milionë nga 11.5 milionë banorët e Jordanisë janë palestinezë.
Protestat mund të kërcënojnë pushtetin e mbretit Abdullah II, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara. Pas sulmit të së dielës, Jordania fillimisht mohoi njoftimet se baza “Kulla 22” ndodhej brenda kufirit të saj./ Voa
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën ...
Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjë...
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar viktimat e masakrë...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka ...
Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejto...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun n...
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plag...
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeveri...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka cilësuar si sukse...
Një raund i dytë zgjedhjesh do të mbahet brenda pesëmbëdhj...
Irani i ka cilësuar si “të pabaza” pretendimet se është pë...
Një sulm me dronë ka ndodhur në një bazë ushtarake amerika...
Ish drejtori i Agjencisë serbe të zbulimit, Aleksandër Vul...
Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara ...
Në Mal të Zi veprojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të ...
Protestuesit e zemëruar me konfliktin ndërmjet Izraelit dh...
Në Finlandë po mbahen sot zgjedhjet për presidentin e ri t...
Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka zbuluar një fushat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...