
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një dron goditi një post ushtarak në Jordani, i njohur si Kulla 22.
Presidenti amerikan, Joe Biden, për këtë sulm fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani. Zyrtarët iranianë i cilësuan si “të pabaza” pretendimet e SHBA-së, duke mohuar përfshirjen në këtë sulm.
Në këtë artikull mund të mësoni se çfarë dihet për këtë bazë ushtarake.
Kulla 22 gjendet në një vendndodhje të rëndësishme strategjike në Jordani. Kjo kullë gjendet në skajin më verilindor të Jordanisë, në kufirin e këtij shteti me Sirinë dhe Irakun.
Ka pak informacione publike për këtë bazë. Por, aty përfshihet mbështetja logjistike dhe në të janë të vendosur 350 trupa të Ushtrisë Amerikane dhe të Forcave Ajrore.
Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, që gjendet përgjatë kufirit me Sirinë. Në të janë të vendosura një numër i vogël i trupave amerikane. Tanfi ka qenë kyç në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të Shteteve të Bashkuara për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.
Kulla 22 gjendet afër trupave amerikane në Tanf, saqë mund të ndihmojë në mbështetjen e tyre, dhe në të njëjtën kohë të zmbrapsë militantët në këtë zonë, që mbështeten nga Irani, dhe t’iu mundësojë trupave amerikane që të luftojnë kundër militantëve të mbetur të IS-it në rajon.
Ushtria e Jordanisë është një prej ushtrive që merr më së shumti financim ushtarak që Uashingtoni jep për ushtritë e huaja.
Mbretëria e Jordanisë ka qindra trajnues amerikanë dhe është një prej aleateve të pakta rajonale që zhvillon stërvitje të gjera ushtarake me trupat amerikane përgjatë vitit.
Që nga nisja e konfliktit në Siri më 2011, Uashingtoni ka shpenzuar qindra miliona dollarë për të ndihmuar Amanin që të ndërtojë një sistem të vëzhgimit, i njohur si Programi i Sigurisë Kufitare. Ky program synon të frenojë infiltrimin e militantëve nga Siria dhe Iraku.
Është e paqartë se çfarë lloje armësh mbahen në këtë bazë, se çfarë sisteme të mbrojtjes ajrore përdoren dhe çfarë shkoi keq gjatë sulmit ndaj trupave amerikane./ DW
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeveri...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka cilësuar si sukse...
Një raund i dytë zgjedhjesh do të mbahet brenda pesëmbëdhj...
Irani i ka cilësuar si “të pabaza” pretendimet se është pë...
Një sulm me dronë ka ndodhur në një bazë ushtarake amerika...
Ish drejtori i Agjencisë serbe të zbulimit, Aleksandër Vul...
Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara ...
Në Mal të Zi veprojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të ...
Protestuesit e zemëruar me konfliktin ndërmjet Izraelit dh...
Në Finlandë po mbahen sot zgjedhjet për presidentin e ri t...
Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka zbuluar një fushat...
“Gjermania nuk është e sëmura e Evropës; është vetëm...
Autoritetet turke njoftuan se dy persona të maskuar e të a...
Presidendi Biden dhe ish-Presidenti Trump po vazhdojnë...
Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të...
Punonjësit e një firme ukrainase të armëve bashkëpunuan me...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirr...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbret...
Dy aktiviste të klimës hodhën supë drejt xhamit që mbron p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...