Talat Xhaferi merr detyrën si kryeministër i RMV-së, mesazhi që dha
Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejto...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailit, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa u përket operacioneve me para të gatshme.
Kërkesë të njëjtë SHBA-ja ka bërë edhe ditë më parë.
Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, që nga serbët në Kosovë është parë si vendim që do t’u pamundësojë atyre të përdorin dinarin, është paraparë të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
“Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së lidhur me zbatimin e rregullores së miratuar për operacionet me para të gatshme. Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në "X", që më herët njihej si "Twitter".
Takimi mes ambasadorit Hovenier dhe guvernatorit Ismaili erdhi një ditë pasi shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Britania, Gjermani, Italia dhe Franca – bënë kërkesën e njëjtë për shtyrjen e zbatimit të vendimit për rregulloren për operacione me para të gatshme.
Nga Qeveria e Kosovës kanë argumentuar se vendimi i BQK-së është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por QUINT-i ka thënë se ky vendim “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka thënë më herët se ka kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim, i cili sipas Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.
Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari./REL
Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejto...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun n...
Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plag...
Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeveri...
Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, e ka cilësuar si sukse...
Një raund i dytë zgjedhjesh do të mbahet brenda pesëmbëdhj...
Irani i ka cilësuar si “të pabaza” pretendimet se është pë...
Një sulm me dronë ka ndodhur në një bazë ushtarake amerika...
Ish drejtori i Agjencisë serbe të zbulimit, Aleksandër Vul...
Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara ...
Në Mal të Zi veprojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të ...
Protestuesit e zemëruar me konfliktin ndërmjet Izraelit dh...
Në Finlandë po mbahen sot zgjedhjet për presidentin e ri t...
Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve n...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka zbuluar një fushat...
“Gjermania nuk është e sëmura e Evropës; është vetëm...
Autoritetet turke njoftuan se dy persona të maskuar e të a...
Presidendi Biden dhe ish-Presidenti Trump po vazhdojnë...
Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të...
Punonjësit e një firme ukrainase të armëve bashkëpunuan me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...